12 drejtuesit politik të PS, Andoni në Report Tv: Me kandidimin në lista të hapura, Rama i dha një mësim opozitës

8 Shtator, 14:12| Përditesimi: 8 Shtator, 17:00

  • Share

PS zgjodhi sot në Asamblenë Kombëtare të PS-se emrat e drejtuesve të qarqeve politike me të cilën do të shkojnë në zgjedhjet parlamentare të pranverës së ardhshme 2025.

4 kryetarë bashkish do të jenë drejtues politikë qarqesh, ndërsa Tirana do të bashkë-drejtohet nga tre figura. Një drejtues i posaçëm u caktua për diasporën, dhe kryesia e re e votuar ju dha një shans ministrave teknikë të qeverisë.

Në një lidhje skype në edicionin e lajmeve me gazetarin Arbër Hitaj, analisti Ben Andoni analizon emrat e drejtuesve politikë të PS-së përballë atyre të PD-së.

“Forca që mori Benet Beci pas fitores dhe investimet që po bëhen në Shkodër, kanë inkurajuar shumë që ai të mbajë peshën e një qarku që ka qenë problematik për PS, ndërkohë qe ka liruar shumë Spiropalin që shoh se do të ketë peshën kryesore në Tiranë. Në Gjirokastër ka mbetur Kumbaro dhe duket që socialistët duken të kënaqur me punën e saj. Në vendet e tjera shoh ndryshime, ata e konsiderojnë garë me veten dhe jo me kundërshtarin. Një nga qarqet që është hambarë për PS është Fieri, që i është besuar Ballukut që përballë do të ketë Bardhin që nuk shquhet për punë të madhe në terren”, tha ai.

Lidhur me kandidimin e kryeministrit Edi Rama jashtë listes së mbyllur, Andoni u shpreh se me këtë Rama tregoi se është i sigurt për fitore.

“Rama do të kandidojë jashtë listes së mbyllur. Kjo është një nga sfidat më të mëdha që ka bërë ai, ashtu si në në zgjedhjet e kaluara që e vendosi veten dy herë në listë në Durrës dhe në Vlorë dhe me këtë që ka bërë tani, ai të djathtës i ka dhënë një mësim të mirë dhe kjo tregon se socialistët janë shumë të sigurt për mandatin e radhës”, tha ai.

Analisti komentoi edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së PS, për ti shpallur ‘luftë’ atyre që nuk deklarojnë pagat në sektorin privat.

“Unë them që është një nga gjërat më të mira, nëse do të bëhet, por me korruposionin që është në vend është e paarritshme. Unë shpresoj që Rama ta çoj më përpara këtë, informaliteti është një lloj plage më të mëdha që mund të bëhet edhe kauzë zgjedhore, sepse pjedh korrupsionin. Në vendin tonë informaliteti ka përmasa të frikshme, kërcënimi ndaj biznesit më duket pak e tepruar nga ai”, tha ai.

S.B//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 09/09/2024 02:39

    Z.Andoni,po cfare mesimi i dha opozites Rama duke e vene veten ne listat e hapura?!Rama e njeh mire psikologjine e shqipove qe gjithemone u pelqen te drejtohen nga njeshi,nga dashi i kopese.Ke pare ndonje kryetar partie qe te humbe zgjedhjet ne nivel personal ne keto 32 vjet demokraci?!Perjashtim jane vetem dy raste,Ramiz Alia dhe Berisha dhe keta u dogjen sepse ishin ne kohen me te keqe te tyre.Ramizi humbi perfaqesimin personal sepse ashtu ishte koha atehere,ai dhe PPSH ishin sinonim me diktaturen dhe sistemin dhe do digjej se zben,kurse Berisha ne nje nga zgjedhjet e fundit,(nuk me kujtohet cilat),morri shume pak vota personale,se dhe figura e tij u dogj si Ramizi dikur,por u fut automatikisht se kishin ndryshuar rregullat e lojes,edhe pse ishte humbes.Rama s'ka nevoje t'a vere veten ne asnje liste se duke gjykuar mendesine e shqipove dhe situaten ku ndodhet opozita,te fituar e ka vendin.Mesim do t'a quaja po te vinte limit mandati si drejtues partie,apo kryeminister.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?