12 emrat që trazuan PD-në, Bejko në Report Tv: Berisha tregoi se ka qenë bashkëdrejtues me Bashën, u premtoi besnikëve të vet primare! Mundësitë për një fitore në 2025 janë zero

6 Shtator, 18:16| Përditesimi: 6 Shtator, 19:00

  • Share

Lista e 12 emrave të drejtuesve të qarqeve duket se ka trazuar Partinë Demokratike.  

Lidhur më këtë temë u diskutua edhe në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, ku politikani Roland Bejko, u shpreh se me këtë listë Berisha tregoi se nuk ka qenë i larguar kurrë nga Partia Demokratike dhe se ka qenë bashkëdrejtues me Lulzim Bashën.

“Me këtë lëvizje që bëri ai vërtetoi se nuk ka qenë i larguar nga PD, po ka qenë bashkëdrejtues me Bashën sepse janë paka shumë të njëjtët emra.  Pas zgjedhjeve të 2025 ai po kujdeset që PD ta ketë në hipotekën e tij dhe të lërë trashëgimtarin e vetë që është e qartë që do ta ketë nga familja.  Aty janë disa që më parë që kanë qenë kundërshtar të tij dhe më pas kohë pas kohe shkuan iu bashkuan Grupit të Berishës, ai ka vendosur Salianjin, Gjekmarkajn dhe Boçin”, tha ai.

Bejko theksoi se Berisha ka mashtruar edhe ata që ai i konsideron si besnikë të tij, pasi u premtoi primare, gjë e cila nuk u realizua.

“Berisha që kur u kthye të marr PD, ai mashtroi edhe besnikët e vet, ai u premtoi atyre primare dhe unë u thash se ai ju gënjen. Kjo u duk edhe tek marrëveshja që bëri me Ramën. Sot opozita e Berishës ka shumë para sepse i prodhoi korrupsioni i madh gjatë kohës që ishte në qeverisje, si e mban ai një televizion privat, këto spote që bënë”, tha ai.

I pyetur se sa janë mundësitë e Partia Demokratike për një fitore në 2025, ai tha se janë zero.

“Mundësitë janë zero sepse është një analizë që e kemi bërë gjithmonë. Interesi publik është ndryshe nga interesi partiak. Interesi i këtyre është kush do të jetë në parlament dhe kush do të jetë i pari i listës. Qytetarëve nuk u intereson kush është emri i zgjedhur, por kush është ai ekip që i ndryshon jetën”, tha ai.

 

 

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?