Kush janë 12 finalistët në Festivalin e Këngës, fituesi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong 2020 (VIDEO)

21 Dhjetor 2019, 10:44| Përditesimi: 21 Dhjetor 2019, 16:37

  • Share

12 këngëtarë janë përzgjedhur për në finale të Festivalit të 58-të të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar. Gara mes tyre do të mbahet nesër në Pallatin e Kongreseve. Ndërsa, fituesi që do të zgjidhet do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong 2020, në Rotterdam të Holandës.

Këngëtarët që kaluan garën për në natën finale në këtë edicion të 58-të me regji të Vera Grabockës edhe nën prezantimin e Alketa Vejsiut janë Arilena Ara me “Shaj”, Elvana Gjata me “Me tana”, Bojken Lako me “Ma la seen”, Sara Bajraktaraj me “Ajër”, Kamela Islamaj me “Më ngjyros”, Era Rusi me “Eja merre”, Valon Shehu me “Kutia e pandorës”, Tiri Gjoci me “Gotën bosh”, Robert Berisha me “Ajo nuk është unë”, Olta Boka me “Botë për dy”, Albëria Adërgjonaj me “Ku ta gjej dikë ta dua” dhe Gena me “Shqiponja e lirë”

Pesë anëtarët e jurisë që përzgjodhën 12 finalistët, por edhe fituesin e Festivalit të Këngës janë tre të huaj nga komiteti i Eurovizionit, si këngëtari edhe producenti Christer Bjorkman, kompozitori grek Dimitris Kontopoulos, kineasti Felix Bergsson edhe dy shqiptarë, që janë muzikologia Mikaela Minga dhe poetja Rita Petro. 

Dy të ftuarat speciale të natës finale janë këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira dhe këngëtarja italiane Giusy Ferreri.

Fituesi i Festivalit të 58-të të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar zgjidhet në skenën e Pallatit të Kongreseve nesër ora 21.00.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?