Stiven Shpendi

12 gola sezonin e fundit, Juventusi në gjurmët e sulmuesit të Kombëtares

19 Qershor 2023, 14:11| Përditesimi: 19 Qershor 2023, 14:12

  • Share

Juventus vazhdon të monitorojë lojtarë të rinj interesantë në ligat e ulëta dhe jo vetëm për projektin NextGen. Emri i fundit që ka mbërritur në tavolinat e merkatos së "Zonjës" është ai i Stiven Shpendit, sulmuesi i lindur në 2003 dhe nën pronësinë e Cesenas. I lindur në Ancona dhe shqiptar me kombësi, ai është vëllai binjak i Cristianit, po sulmues te Cesena.

Në sezonin e fundit të Serie C, lojtari shënoi 12 gola në 29 paraqitje, shifra që tërhoqën interesin disa e klubeve të Serie A. Edhe pse nuk i nisi të gjitha ndeshjet si titullar, sulmuesi i U-21 të Shqipërisë mori ftesën edhe nga Alban Bushi për në Kombëtare. Tanimë sipas "Gazzetta dello Sport", klubi ikon në Itali është pas sulmuesit shqiptar.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?