Dashamir Xhika, Haxhinasto, Baçi, Berisha, Noka, Mziu, Këlliçi, Spahia, Mediu, Meta, Çela dhe Dogjani

Politikë

12 kandidatë të PD me dosje në SPAK, disa protestuan sot poshtë zyrës së Dumanit

17 Mars, 11:48| Përditesimi: 17 Mars, 11:53

  • Share

Të paktën 12 kandidatë për deputetë të Partisë Demokratike kanë dosje në SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Kreu i PD Sali Berisha, i cili kryeson listën në Tiranë, është marrë i pandehur nga SPAK për korrupsion në kuadër të dosjes së ish Klubit Partizani. Berisha, non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe, po hetohet edhe për 21 Janarin. Belind Këlliçi, kandidat i PD-së në Tiranë, në listë të hapur, po hetohet nga SPAK për falsifikim dokumentesh dhe mosdeklarim pasurie.

Flamur Noka, kandidat në Tiranë në listë të mbyllur, po hetohet nga SPAK për pastrim parash dhe fshehje pasurie. Fatmir Mediu, pjesë e listës së mbyllur së PD në Tiranë, është dërguar nga SPAK në gjykatë për Gërdecin. Ndërkaq, Ilir Meta, në listën e hapur të PD, është mbyllur prej disa mujash në burg për korrupsion dhe pastrim parash.

Asllan Dogjani, pjesë e listës së PD në Tiranë, akuzohet nga SPAK për fshehje pasurie. Luan Baçi, i cili kandidon në Fier, ka një dosje në SPAK, pasi dyshohet se ka pastruar 1.5 milionë euro. Në Shkodër kandidon Bardh Spahia, i cili akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre. Në Dibër listën e PD e kryeson Xhelal Mziu, i cili po hetohet nga SPAK për pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Isuf Çela, kandidat i PD në Kukës, rezulton pjesë e dosjes ‘Toyta Yaris’, e cila po hetohet nga Altin Dumani dhe Klodian Braho. Edmond Haxhinasto është pjesë e listës së mbyllur të PD në Elbasan si përfaqësues i Partisë së Lirisë. Haxhinasto rezulton pjesë e dosjes së korrupsionit të Ilir Metës, çështje e cila është ende në hetim nga SPAK-u. Në Elbasan kandidon edhe Dashamir Xhika, i cili po hetohet nga SPAK për disa tendera kur drejtonte ASHRR.

Disa nga këta kandidatë protestuan sot para SPAK-ut, në mbështetje të Berishës, ku spikatën Flamur Noka dhe Belind Këlliçi./Prapaskena

1742208572_prapaskena.jpg

Dashamir Xhika, Haxhinasto, Baçi, Berisha, Noka, Mziu, Këlliçi, Spahia, Mediu, Meta, Çela dhe Dogjani

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?