Lidhur me 12 kg drogë e kapur sot në Port, në një kontejner bananesh i ardhur nga Ekuadori, është shpallur në kërkim një nga administratoret e Alba Exotic Fruit Eduart Dauti 50 vjeç, banues në Tiranë. Sipas verifikimevë prej disa ditësh Dauti është larguar jashtë vendit. Ndërkohë Policia ka vënë në pranga menaxherin e firmës, Barjon Gumeni, i cili zotëronte edhe 10% të aksioneve të kompanisë 'Alba Exotica Fruit'.
Lajmi kryesor:
Kapen rreth 12 kg kokainë në kontejnerin me banane në Portin e Durrësit! Erdhi nga Ekuadori 2 ditë më parë, u mbajt nën vëzhgim! Ndalohen shoferi e menaxheri i firmës, Report Tv zbardh itinerarin
//ReportTv.al