‘’12 Mentalitete’’ Avokati Bilal Kola sjell udhërrëfyesin për të përmirësuar jetën në mënyrë radikale

24 Nëntor 2022, 14:37| Përditesimi: 24 Nëntor 2022, 14:38

  • Share

'12 Mentalitete për të përmirësuar në mënyrë radikale cilësinë e jetës' është një libër në formën e një udhërrëfyesi jetësorë ku rreket të prekë një sërë konceptesh si falja, forca për të ndryshuar, inteligjencës emocionale dhe sociale. Autori Bilal Kola është përpjekur  përmes referencave të autorëve të huaj por duke u bazuar edhe në ngjarjet e tij personale të sjell një udhërrëfyes për vetëpërmirësim.

Ajo që unë pasqyroj në 12 kapituj të këtij libri,konsiston në një guidë vetpërmirësimi, veteksplorimi në funksion të të qënit version më i mirë i vetes. Ky libër në cdo kapitull përmban një reflektim personal që unë kam përjetuar në jetë dhe një ndër kolonat kryesore të librit është që edhe në rrethana të vështira apo sfida ne gjithmonë kemi mundësinë që të zgjedhim, ne nuk mund të zgjedhim çfarë ndodh me jetën tonë por mund të zgjedhim se si reagojmë ndaj kategorive që janë të padëshiruara” u shpreh ai.

Ai zbuloi se inteligjenca emocionale është vetëm një element në kapitujt e librit të tij.  

Pjesa e parë e librit është ajo që unë e kam përkufizuar si ripërtëritja emocionale.Pasi ne si njerëz nuk mund të zgjedhim rrethanat me të cilat përballemi por kemi dy alternativa, të bëjmë viktimën ose të pranojmë faktin në rrethanat në të cilën ndodhemi dhe bëjmë çtë mundemi për të përmirësuar veten” tha ai.

Në botën e sotme sipas autorit, kompanitë po i kushtojnë gjithnjë e më shumë vëmendjen inteligjencës emocionale në rekrutimin e CEO-ve, drejtorëve ekzekutivë, duke i kaluar në rend të dytë kredencialet e shkollimit, që dikur ishin parësore për përzgjedhjen e tyre.

“Sipas Carrier Builder, vlerësohen ato që kanë të bëjnë me inteligjencën emocionale, që praktikisht është vetkontrolli emocional, është njohja e emocioneve dhe gjetja e emëruesit të përbashkët me atë që është skuadër. Në kontekstin e frymëzimit të skuadrës dy janë elementët kryesore motivimi dhe frymëzimi I të tjerëve. Ata që konsiderohen me një inteligjencë emocionale të lartë janë ata që vlerësohen si drejtuesit që praktikisht përbëjnë elitën e elitës.Këta individë kanë të vecantë se dinë që ata që thua me fjalë duhet ta masësh me veprime. Pra, atë që e thua edhe ta bësh” tha ai.

I lindur në një familje  të deklasuar nga regjimi diktatorial, autorit iu desh ta kalonte fëmijërinë dhe një pjesë të rinisë në kampe internimi. Kjo nuk e ndaloi të dilte jashtë mendësive të ngulitura për të përmirësuar veten e për t’ia dalë si profesionist, në fushën e tij, duke sjellë kështu edhe një libër vetmotivues bazuar shumë në eksperiencën personale.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?