Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim Arjel Balanin, ish-zyrtar i Urbanistikës në Sarandës, Julian Prenin, ish-zyrtar i IKMT-së të dy të hetuar në masën ‘arrest me burg’ si dhe Foti Doda, i hetuar në gjendje të lirë.
Sipas SPAK pas hetimeve, provohet me prova se çifti Sofia Doda dhe Foti Doda, janë përballur me një situatë problematike për pajisjen me leje për shfrytëzimin e plazhit në Ksamil, ku vite më parë kishin ndërtuar një objekt.
SPAK thotë se Arjel Balani në cilësinë e ish-zyrtarit të Urbanistikës në Bashkinë e Sarandës, i ka kërkuar 12 mijë euro Foti Dodës për t’i nxjerrë një leje për shfrytëzim plazhi në Ksamil. Më tej SPAK, tha se Balani i mori 6 mijë € Dodës në 2021 për t’i nxjerrë leje plazhi, por nuk e arriti dhe ktheu lekët.
‘I pandehuri Arjel Balani duke qenë punonjës në Zyrën e Urbanistikës Bashkinë Sarandë, ka ndërvepruar me të pandehurin Foti Doda, duke i kërkuar shumën monetare prej 12.000 (dymbëdhjetëmijë) Euro, për të ushtruar ndikim të paligjshëm tek Agjencia Kombëtare e Bregdetit, me qëllim nxjerrjen lejes së shfrytëzimit të plazhit. Në muajin Korrik të vitit 2021, i pandehuri Arjel Balani, i’u ka marrë këtyre shtetasve shumën prej 6.000 (gjashtëmijë) Euro, duke biseduar që pjesën tjetër do t’ia jepnin kur të nxirrej leja, por më vonë marrëveshja nuk është arritur të realizohej dhe i pandehuri Arjel Balani i’a ka kthyer shumën monetare prej 6.000 (gjashtëmijë) Euro.’- thotë SPAK.
Gjithashtu nga hetimi del se Foti Doda dhe Sofia Doda, kanë patur probleme edhe në lidhje me procedurën e ndjekur për prishjen e një objekti në Ksamil, për të cilin kishin nisur procedurat e legalizimit. I pandehuri Julian Preni i ka kërkuar Foti Dodës, 7.500 Euro, për të mos i prishur objektin. Si rrjedhojë objekti nuk I prish 2020, por një vit më vonë
‘Gjithashtu nga hetimi rezulton se shtetasit Foti Doda dhe Sofia Doda, kanë patur probleme edhe në lidhje me procedurën e ndjekur për prishjen e një objekti të ndërtuar në Ksamil, për të cilin kishin nisur procedurat e legalizimit. Gjatë inspektimeve të kryera nga IKMT-ja, në vitin 2019, subjekti “Foti Doda”, është proceduar me masë administrative “prishje e objektit”. Në muajin mars të vitit 2020, i pandehuri Julian Preni, me detyrë në atë kohë -përgjegjës i IKMT-së, dega Sarandë, i ka kërkuar shtetasit Foti Doda, shumën monetare prej 7.500 Euro, për të mos i prishur objektin që kishte ndërtuar në plazh Ksamil, dhe pasi kanë negociuar Foti i ka dhënë Julianit, shumën prej 3000 Euro. Si rrjedhojë e këtij veprimi korruptiv shtetasit Foti Doda nuk i është prishur objekti në vitin 2020, edhe pse ka pasur vendim prishje nga IKMT-ja që prej muajit Shtator të vitit 2019. Nga dokumentacion i administruar nga IKMT, rezulton se objekti i shtetasit Foti Doda është prishur vetëm në datën 07.06.2021.- thotë SPAK.
Njoftimi i SPAK
'Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.188, të vitit 2022, në ngarkim të të pandehurve:
1. Julian Preni, i hetuar me masë sigurimi personal “arrest në burg”, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal;
2. Arjel Balani, i hetuar me masë sigurimi personal “arrest në burg”, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i katërt i Kodit Penal;
3. Foti Doda, i hetuar në gjendje të lirë, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.
Nga tërësia e akteve dhe e provave të administruara gjatë hetimit, ku përfshihen deklarimet e personave që kanë dijeni për ngjarjen, deklarimet e personave ndaj të cilëve zhvillohen hetime, sekuestrimet e CD-ve me materialet audio, sekuestrimet e telefonave të të pandehurve dhe transkriptimet e materialeve audio, dokumentacionit të administruar nga IKMT-ja etj, provohet tej dyshimit të arsyeshëm të bazuar në prova se:
Shtetasit Sofia Doda dhe Foti Doda, janë përballur me një situatë problematike për pajisjen me leje për shfrytëzimin e plazhit në Ksamil, ku vite më parë kishin ndërtuar një objekt.
I pandehuri Arjel Balani duke qenë punonjës në Zyrën e Urbanistikës Bashkinë Sarandë, ka ndërvepruar me të pandehurin Foti Doda, duke i kërkuar shumën monetare prej 12.000 (dymbëdhjetëmijë) Euro, për të ushtruar ndikim të paligjshëm tek Agjencia Kombëtare e Bregdetit, me qëllim nxjerrjen lejes së shfrytëzimit të plazhit. Në muajin Korrik të vitit 2021, i pandehuri Arjel Balani, i’u ka marrë këtyre shtetasve shumën prej 6.000 (gjashtëmijë) Euro, duke biseduar që pjesën tjetër do t’ia jepnin kur të nxirrej leja, por më vonë marrëveshja nuk është arritur të realizohej dhe i pandehuri Arjel Balani i’a ka kthyer shumën monetare prej 6.000 (gjashtëmijë) Euro.
Gjithashtu nga hetimi rezulton se shtetasit Foti Doda dhe Sofia Doda, kanë patur probleme edhe në lidhje me procedurën e ndjekur për prishjen e një objekti të ndërtuar në Ksamil, për të cilin kishin nisur procedurat e legalizimit. Gjatë inspektimeve të kryera nga IKMT-ja, në vitin 2019, subjekti “Foti Doda”, është proceduar me masë administrative “prishje e objektit”. Në muajin mars të vitit 2020, i pandehuri Julian Preni, me detyrë në atë kohë -përgjegjës i IKMT-së, dega Sarandë, i ka kërkuar shtetasit Foti Doda, shumën monetare prej 7.500 Euro, për të mos i prishur objektin që kishte ndërtuar në plazh Ksamil, dhe pasi kanë negociuar Foti i ka dhënë Julianit, shumën prej 3000 Euro. Si rrjedhojë e këtij veprimi korruptiv shtetasit Foti Doda nuk i është prishur objekti në vitin 2020, edhe pse ka pasur vendim prishje nga IKMT-ja që prej muajit Shtator të vitit 2019. Nga dokumentacion i administruar nga IKMT, rezulton se objekti i shtetasit Foti Doda është prishur vetëm në datën 07.06.2021.- njofton SPAK.
Sa te shemtut I ka bo zoti
Përgjigju