Stadiumi 'Estadio do Dragao' në Porto

Sport

12 mijë tifozë do të marrin pjesë në finalen e Champions League, ndeshja zhvendoset nga Stambolli në Portugali

13 Maj 2021, 13:02| Përditesimi: 13 Maj 2021, 13:15

  • Share

Finalja e UEFA Champions League midis Manchester City FC dhe Chelsea FC do të mbahet në Estadio do Dragao në Porto më 29 maj 2021.

Finalja ishte planifikuar fillimisht të zhvillohej në Stadiumin Atatürk në Stamboll, por është zhvendosur që të zhvillohet në Porto, Portugali. Vendimi i Uefas vjen pas vështirësive për të udhëtuar tifozët drejt Stambollit, pasi Britania e ka vënë Turqinë në listën e kuqe për rastet me Covid-19.

Pas një viti me stadiume pa tifozë, UEFA mendoi se duhej bërë gjithçka për të siguruar që tifozët e dy ekipeve finaliste të merrnin pjesë. Secila skuadër do të ketë nga 6 mije tifozë në stadium dhe stadiumi Estadio Do Dragao ka një me kapacitet 50 mije tifozësh.

Duke njoftuar vendimin, Presidenti i UEFA-s Aleksander Čeferin tha: Mendoj se të gjithë mund të pajtohemi se shpresojmë të mos përjetojmë kurrë një vit si ai që sapo kemi kaluar.Të privosh mundësinë e atyre mbështetësve për të parë ndeshjen personalisht nuk ishte një opsion dhe unë jam i kënaqur që ky kompromis është gjetur.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?