12 vajza të talentuara nga gjimnazi i Manzës kanë punuar me shumë përkushtim një pikturë mjaft të veçantë në kuadër të projektit “Care and Dare”, me mbështetjen e Qendrës “Tirana Art”.
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi i ka mirëpritur në MASR këto realizuese të super-pikturës pesë metër të lartë dhe 175 centimetër të gjerë, me temë “Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore”.
Këtej e tutje kjo vepër e madhe e bërë nga duar të vogla do të qëndrojë në mjediset e MASR.
Përmes rrjetit të saj social Facebook, Ministrja ka publikuar pamje nga takimi me vajzat dhe pikturës së veçantë.
Ajo shprehet se Arti është një nga mekanizmat më efikas për të informuar, edukuar dhe ndërgjegjësuar të rinjtë dhe shoqërinë tonë kundër trafikimit të qenieve njerëzore.
Në fund të postimit ministrja ka shprehur edhe falënderimet e saj të ngrohta ndaj vajzave për këtë dhuratë domethënëse.