Foto nga vendi i ngjarjes

Kronikë

12 orë në luftë me flakët, shkrumbohet fabrika e dyshekëve të babait të kryebashkiakut të Kavajës! Prokuroria nis hetimet

17 Janar 2020, 12:41| Përditesimi: 17 Janar 2020, 13:02

  • Share

KAVAJE-  Flakët e zjarrit të cilat përfshinë një natë më parë fabrikën e dyshekëve të Gjergj Krajlit, babait të kryebashkiakut të Kavajës, Redjan Krajli janë shuar mëngjesin e sotëm pas angazhimit të forcave zjarrfikëse Kavajë, Durrës, Tiranë dhe Lushnje.

Flakët kanë shkrumbuar magazinat e dyshekëve në pjesën e vjetër të fabrikës. Ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkakut që shkaktoi flakët. Burime për Report Tv bëjnë me dije se për të hetuar këtë ngjarje është ngritur një grup hetimor me hetues nga Prokuroria e Kavajës, Policia e Kavajës dhe ekspertë nga Tirana.

Deri më tani janë pyetur rojet e fabrikës që kanë qenë në detyrë të cilët kanë deklaruar se kanë parë flakët dhe kanë njoftuar menjëherë zjarrfikëset, policinë si dhe eprorët e tyre pa qenë në gjendje të përcaktojnë shkakun e zjarrit.

Kjo është hera e dytë që kjo fabrikë përfshihet nga flakët. Ajo u dogj në tetor të vitit 2009, kur flakët shkrumbuan dy magazinë të mëdha, ndërkohë që në atë kohë ngjarja u përfol si aksidentale.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?