12 të vdekur dhe 462 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

13 Dhjetor 2020, 15:12| Përditesimi: 13 Dhjetor 2020, 15:13

  • Share

Në Kosovë janë regjistruar 12 viktima dhe 462 raste të reja me COVID-19. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 1.314 prej të cilëve rezultuan 462 raste pozitive.

Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar 12 viktima nga COVID.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 536 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 33.600 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11 782 në total.

Rastet pozitive janë më se shumti në Prishtinë 175 raste, Mitrovicë 55 raste dhe Fushë-Kosovë me 30 raste.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?