Joachim Low

12 vite në krye të Gjermanisë, trajneri Low humbet besimin e tifozëve

2 Janar 2019, 16:54| Përditesimi: 2 Janar 2019, 16:55

  • Share

Joachim Low ka hyrë në listën e trajnerëve më afatgjatë pasi prej 12 vitesh drejton Gjermaninë, me të cilën është shpallur edhe kampion bote. Gjithsesi viti I fundit ka qenë më i vështiri për 52-vjeçarin pasi dështimi në “Rusi 2018” e ka vënë seriozisht në pikëpyetje vazhdimin e tij me “panzerat”.

Për këtë arsye gazeta gjermane “Bild” ka organizuar një sondazh duke pyetur tifozët. 41% e tyre janë përgjigjur se Low duhet të largohet, 35% mendojnë se ai duhet ende të vazhdojë, ndërsa 24% kanë qenë abstenim.

Nuk dihet nëse ky sondazh do të ketë efekt te federata gjermane e futbollit, por ajo që vlen është se Low ka humbur besimin e tifozëve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?