Bota

12 vjeçari indian që ka lindur me 12 gishta: Luaj më mirë me video lojëra

16 Shtator 2020, 14:48| Përditesimi: 16 Shtator 2020, 14:50

  • Share

Të kesh një gjendje fizike të ndryshme nga ajo normale nuk është gjithmonë sinonim i patologjisë.

Në të vërtetë, veçanërisht në botën e video lojërave, ato që shpesh quhen aftësi të kufizuara shumë lehtë përfundojnë të jenë aftësi të veçanta reale.

Indiani 12-vjeçar Faizan Ahmad Najar është një shembull kryesor i kësaj.

Djali lindi me dy gishta shtesë, por ai e konsideron veten më shumë se të privilegjuar sepse gjendja e tij e lejon të shkëlqejë në video lojërat.

"Unë nuk ndiej asnjë turp, është vullneti i Zotit", është shprehur ai.

Kjo e ka lejuar atë të dallojë veten nga miqtë në pasionet e tij, duke përfshirë ngjitjen në pemë dhe sigurisht video lojërat.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?