Foto ilustruese

120 familje lirohen nga kampi Al Hawl

17 Nëntor 2020, 17:24| Përditesimi: 17 Nëntor 2020, 17:34

  • Share

Autoritetet kurde në Siri kanë vendosur lirimin e qindra personave që mbahen brenda kampit Al-Haël që ndodhet në verilindje të vendit.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut, bën me dije se janë të paktën 120 familje me rreth 600 anëtarë që janë liruar  nga kampi.

Të larguarit janë kryesisht familje siriane, banorë të provincës lindore Deir ez-Zor,  për të cilat është dhënë garanci për mospërfshirjen e tyre në luftime të tjera.

Kampi  Al Haël është krijuar në Prill 2017, i cili njihet për kushtet e tij të këqija të jetesës.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, më shumë se 70,000 njerëz,  - 90% e të cilëve janë gra dhe fëmijë të cilët jetojnë aty edhe pse ai ka një kapacitet prej 10,000.

Ai përfshin mijëra luftëtarë terroristë nga gati 50 vende, përfshirë Sirinë dhe Irakun, ndërsa mijëra të tjerë janë vrarë që nga viti 2011.

Në këtë kamp ndodhen ende shumë shqiptarë, kryesisht janë gra dhe fëmijë që mbahen brenda kampit, të cilët qeveria shqiptare dhe Konsulli i Përgjithshëm Marc Ghorayeb  kanë deklarua se vazhdojnë negociatat për lirimin e tyre.

.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?