Petraq Çuri, Pajtime Fetahu (sipër); Mimoza Margjeka, Markelian Kuqo dhe Avni Sejdi

120 magjistratët e radhës në Veting, nga Avni Sejdi i skandalit 'Duty Free' që sfidoi amerikanët tek gjyqtari që liroi ‘mbretin e drogës’ Alket Hatinë

17 Dhjetor 2020, 09:46| Përditesimi: 17 Dhjetor 2020, 09:55

  • Share

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, ka përzgjedhur me anë të shortit një listë të re, me emrat e 120 gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit të trefishtë për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Në listën e re rezulton edhe gjyqtari i Durrësit Petraq Curi, i njohur për skandalin e lirimit nga burgu të Alket Hatisë, i konsideruar edhe si ‘mbreti i drogë’, i dënuar dhe i kërkuar nga drejtësia Italiane.

Kur gjyqtari Curi i hapi dyert e burgut, Hatia ishte në pritje të ekstradimit në Itali, pasi ishte dënuar me 20 vjet burg për trafik heroine. Pas këtij vendimi, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në vitin 2008, i kërkoi ish-Këshillit të Drejtësisë, në atë kohë me në krye Ilir Metën, shkarkimin e gjyqtarit nga drejtësia. KLD, si zakonisht, refuzoi shkarkimin, ndërsa ministrja Gjonaj reagoi ashpër, duke deklaruar se ‘kjo ishte një ditë e zezë’.

Më pas, Gjykata e Apelit në Durrës rrëzoi vendimin e Curit dhe kërkoi riarrestimin e Hatisë, pasi kishte kryer 16 vite burg në Shqipëri për trafiqe. Por, Curi kishte ikur. Në vijim, një tjetër gjyqtar rrëzoi ekstradimin e tij drejt Italisë. Tashmë gjyqtari do të përballet me procesin e Vetingut.

Ndërkaq, pjesë e listës rezulton edhe Avni Sejdi, gjyqtar në Gjykatën Administrative Tiranë, i njohur për skandalin ‘Duty Free’ në Rinas. Sejdi sfidoi mesazhet e forta të ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, duke pranuar në shkurt të këtij vitit kërkesën e kompanisë Albania Duty Free Distribution, me pronare bashkëshorten e gjyqtarit Gjin Gjoni, Elona Çaushi, për shfuqizimin e vendimit të Ministrisë Ministrirë së Financave për t'i anuluar autorizimin për ushtrimin e aktivitetit tregtar në ambientet Duty Free në Aeroportin e Rinasit, për të cilat kompania e Çaushit kishte humbur tenderin si dhe i kishte mbaruar kontrata me TIA-n. Me këtë vendim, Avni Sejdi i dha të lejoi çiftin Gjoni të vijonte kontrollin e dyqaneve pa taksa në Rinas, edhe pse për këto dyqane tenderin e kishte fituar kompania amerikane International Cruise Duty Free (ICDF).

Para vendimit, Ambasada e SHBA-së në Tiranë, kishte thënë se ky proces ishe një provë për shtetin ligjor dhe mbrojtjen e investimeve të huaja në Shqipëri. Pas vendimit, Ambasada Amerikane deklaroi se “Në situatën ku ndodhemi sot, rrethanat në lidhje me hapësirën Pa Taksë (Duty Free) në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës tregojnë sfidat me të cilat përballen investuesit e huaj në Shqipëri. Është zhgënjyese që klima aktuale e biznesit pengon rritjen e investimeve të huaja.

Shqipëria duhet të zbatojë rregulla të drejta dhe transparente në mënyrë të barabartë për të gjitha bizneset. Shpresojmë që qeveria e Shqipërisë të shqyrtojë seriozisht sfidat në mjedisin aktual dhe të zbatojë ndryshime të prekshme, për të tërhequr investimet e huaja shumë të nevojshme".

Në këtë listë çuditërisht figuron edhe Qani Hasa, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, i dënuar me gjobë për fshehje pasurie. Pas dënimit, Hasa është shkarkuar nga detyra me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në nëntor të vitit 2017. Me sa duket Hasa është përfshirë në këtë listë për shkak se vendimi për dënimin e tij nuk ka marrë formë të prerë.

Vetingu ka nisur edhe për gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu, e cila u pezulluar nga detyra në vitin 2017, me vendim të KLD, me pretendimin ka kryer akte dhe sjellje që diskreditojnë figurën e gjyqtarit, pas publikimit të media të një serie përgjimesh të një qytetari me gjyqtaren dhe një punonjës policie. Në listë figuron edhe gjyqtarja Mimoza Margjeka e arrestuar nga SPAK për korrupsion. Gjyqtarja akuzohet se mori 6 mijë Euro për të liruar nga burgu një të arrestuar për trafik klandestinësh, por Margjeka e quan atë një sulm politik pasi nuk certifikoi zgjedhjet e 30 Qershorit në Durrës, ku nuk njohu krybashkiaken Valbona Sako.

Vetingu ka nisur edhe për gjyqtarin Korçës Markelian Kuqo, i përshirë në skandalin e lirimit nga burgu të Gerd Gjenerarit, të dënuarit me burgim të përjetshëm. Pikërisht për këtë vendim, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të pranojë kërkesën e Inspektorit Artur Metani dhe shkarkoi gjyqtarin Kuqo, disa ditë më parë. Por, vendimi nuk ka marrë formë të prerë, ndaj edhe Kuqo është përfshirë në listë.

Lista e re me emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Veting:

Ardiana Bera gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Juljan Haxhiu gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Vjollca Spahiu gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Bezart Kaçkini gjyqtar në Gjykatën Administrative Tiranë
Nafie Hasko gjyqtar në Gjykatën Administrative Tiranë
Gentian Hamiti gjyqtar në Gjykatën Administrative Tiranë
Anila Karanxha gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Flamur Kapllani gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Adriatik Bocaj gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Alma Kodraliu gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Fatime Deçolli gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Elda Vrioni gjyqtar në Gjykatën Administrative Tiranë
Afërdita Maho gjyqtar në Gjykatën Administrative Tiranë
Avni Sejdi gjyqtar në Gjykatën Administrative Tiranë
Sokol Shehu gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër
Genti Dokollari gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë
Ejona Lazellari gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier
Ëngjëllushe Tahiri gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë
Diamela Goxha gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat
Qani Hasa gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan
Tonin Stërkaj gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër
Mirela Mishgjoni gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë
Luljeta Kola gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë
Nertila Kape gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër
Gilda Hoxha gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër
Esmerilda Habili gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë
Luljeta Kolonja gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec
Herila Çela gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë
Petraq Curi gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës
Sami Ujkashi gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tropojë
Pajtime Fetahu gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan
Zamira Vyshka gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan
Markelian Koça gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës
Seladin Pysqyli gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë
Mimoza Margjeka gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës
Matilda Fetahu gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan
Yrfet Shkreli gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Përmet
Ersida Bajgora gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnjë
Hektor Sinanaj gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë
Artan Hajredinaj gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë
Murat Lleshi gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Mat
Rasim Doda gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë
Maksim Qirjazi gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë

Sonjela Voskopi gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë
Idush Maliqi gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan
Hasan Selimi gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër
Besnik Maho ish-gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec
Markelian Kuqo gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçe
Elena Pelushi prokuror në Prokurorinë e Rrethit Durrës
Gentian Habazaj prokuror në Prokurorinë e Rrethit Berat
Albert Kuliçi prokuror në Prokurorinë e Rrethit Vlorë
Xhemal Saliu prokuror në Prokurorinë e Rrethit Vlorë
Kujtim Bashaj prokuror në Prokurorinë e Rrethit Durrës
Flora Çela prokuror në Prokurorinë e Rrethit Vlorë
Ndriçim Troplini prokuror në Prokurorinë e Rrethit Durrës
Aurel Zarka prokuror në Prokurorinë e Rrethit Vlorë
Erjon Shqarri prokuror në Prokurorinë e Rrethit Vlorë
Ilir Hoxha prokuror në Prokurorinë e Rrethit Sarandë

Elona Alvora prokuror në Prokurorinë e Rrethit Vlorë
Rifat Kojku prokuror në Prokurorinë e Rrethit Dibër
Madrid Kullolli prokuror në Prokurorinë e Rrethit Durrës
Petrit Vukaj prokuror në Prokurorinë e Rrethit Fier
Fahrije Vata (Gjana) prokuror në Prokurorinë e Rrethit Kukës
Ornela Rrumbullaku prokuror në Prokurorinë e Rrethit Kavajë
Erida Kamka (Kokonozi) prokuror në Prokurorinë e Rrethit Elbasan
Abaz Muça prokuror në Prokurorinë e Rrethit Mat
Lazër Çardaku prokuror në Prokurorinë e Rrethit Shkodër
Françeskina Lekani prokuror në Prokurorinë e Rrethit Shkodër
Elion Mustafaj prokuror në Prokurorinë e Rrethit Vlorë
Ollga Visi prokuror në Prokurorinë e Rrethit Korçë
Irena Qeleshi (Çunoti) prokuror në Prokurorinë e Rrethit Korçë
Olgert Rumnici prokuror në Prokurorinë e Rrethit Berat
Arbër Berexha prokuror në Prokurorinë e Rrethit Elbasan
Milan Laskaj prokuror në Prokurorinë e Rrethit Elbasan
Erion Çelaj prokuror në Prokurorinë e Rrethit Vlorë
Dorian Tafili prokuror në Prokurorinë e Rrethit Fier
Ritvan Suka prokuror në Prokurorinë e Rrethit Elbasan
Bledar Mustafaraj prokuror në Prokurorinë e Rrethit Elbasan
Suela Beluli prokuror në Prokurorinë e Rrethit Fier
Anton Pali prokuror në Prokurorinë e Rrethit Vlorë
Urim Buci prokuror në Prokurorinë e Rrethit Dibër
Belina Zeneli (Kryemadhi) prokuror në Prokurorinë e Rrethit Dibër
Përparim Vukaj prokuror në Prokurorinë e Rrethit Lezhë
Afrim Shehu prokuror në Prokurorinë e Rrethit Durrës
Erjon Shehaj prokuror në Prokurorinë e Rrethit Lezhë
Edmond Koloshi prokuror në Prokurorinë e Rrethit Durrës
Arben Agovi prokuror në Prokurorinë e Rrethit Lezhë
Arjan Muça prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjirokastër
Xheljan Seferi prokuror në Prokurorinë e Rrethit Elbasan
Gëzim Copa prokuror në Prokurorinë e Rrethit Kavajë
Agron Bushati prokuror në Prokurorinë e Rrethit Shkodër
Gëzim Veizi prokuror në Prokurorinë e Rrethit Durrës
Arben Smaçi prokuror në Prokurorinë e Rrethit Shkodër
Aida Cakaj prokuror në Prokurorinë e Rrethit Fier
Durim Bedini prokuror në Prokurorinë e Rrethit Kavajë
Oltiana Gjoni (Çifliku) prokuror në Prokurorinë e Rrethit Durrës
Anila Bebeci prokuror në Prokurorinë e Rrethit Durrës
Teuta Rrudha prokuror në Prokurorinë e Rrethit Durrës
Xhevahir Lita prokuror në Prokurorinë e Rrethit Shkodër

Eranda Laze prokuror në Prokurorinë e Rrethit Vlorë
Bardhyl Shehu prokuror në Prokurorinë e Rrethit Kurbin
Merita Qorri (Selimi) prokuror në Prokurorinë e Rrethit Lushnjë
Andi Pogaçe prokuror në Prokurorinë e Rrethit Fier
Pranvera Stafa (Selita) prokuror në Prokurorinë e Rrethit Elbasan
Elidon Hysenaj prokuror në Prokurorinë e Rrethit Sarandë
Rovena Zoto (Bozo) prokuror në Prokurorinë e Rrethit Lushnjë
Zena Lila prokuror në Prokurorinë e Rrethit Elbasan
Petref Asllani prokuror në Prokurorinë e Rrethit Elbasan
Platin Aliçko prokuror në Prokurorinë e Rrethit Elbasan
Mustafa Turku prokuror në Prokurorinë e Rrethit Elbasan
Neritan Hoxha prokuror në Prokurorinë e Rrethit Elbasan
Rajmonda Berisha prokuror në Prokurorinë e Rrethit Elbasan
Dritan Gripshi prokuror në Prokurorinë e Rrethit Berat
Shyqyri Duro prokuror në Prokurorinë e Rrethit Kavajë
Dashnor Nure prokuror në Prokurorinë e Rrethit Korçë
Hektor Mushi prokuror në Prokurorinë e Rrethit Elbasan
Sabri Kastrati prokuror në Prokurorinë e Rrethit Lezhë
Pranvera Gruda prokuror në Prokurorinë e Rrethit Durrës
Aurel Celibashi ndihmës ligjor në Gjykatën Administrative Tiranë
Klerona Meci ndihmëse ligjore në Prokurorinë e Përgjithshme

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loni: 17/12/2020 13:00

    Hektor Mushi prokurori i cili doli ne tv duke i thene akuzuesit se ke te drejte por cte them zgjidhe vete personalisht.O zot ne cfare vendi jetojme

    Përgjigju
  • Thanoja: 17/12/2020 10:27

    Sa gjykates e prokuror paskemi pas

    Përgjigju
  • Papagallu: 17/12/2020 10:14

    Po Gjin Gjoni dhe Izet Dusha keta grabites dhe tjetersues pronash pse nuk figurojne ne kete liste? Apo gezojne mbrojtjen e shtetit Nuk i pa zonja Kim keta dy kryehajdute?

    Përgjigju
    • kevin: 17/12/2020 13:36

      pershkak se ka dhene doreheqjen edhe per kete arsye te dy nuk jane ne kete liste personat qe japin doreheqje nuk futen ne vetting

  • lemi: 17/12/2020 09:59

    ca magjistrate leshi more, ca kpk merde eshte kjo mo...kalon burrin ngel gruan, kalon gruan ngel burrin. kur e kaloi edhe rilinda selimi vetingun, hapu dhe !!! burri shoqerohej me banda kriminale bashke me kete ne makine, ai ngel, kjo kalon ! Turpin dhe faqen e zeze paci !!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?