Kronikë

120 mijë makina qarkullojnë në Tiranë brenda 1 dite! Eksperti për Report Tv: Kryeqyteti nuk ka aq hapësirë! Disiplinimi? Trafiku matet 1 vit para

20 Korrik 2021, 15:53| Përditesimi: 20 Korrik 2021, 14:08

  • Share

TIRANË- Më shumë se 120 mijë makina  hyjnë dhe dalin në vetëm një ditë në kryeqytet dhe sipas ekspertëve të qarkullimin Tirana nuk ka infrastrukturën e duhur për të përballuar një fluks të tillë. Ky është një nga shkaqet kryesore e kaosit në pikat kyçe dhe trafikut me orare të zgjatur.

“Një vit më përpara duhej të matej trafiku në funksion të bashkëatdhetarëve tanë dhe të huajve që vijnë me pushime dhe përdorin rrugën tonë tokësore. Duke ditur kilometrat e rrugës që ata përshkruajnë dhe duke bërë këto matje të sakta, atëherë do ishte më e lehtë për të projektuar për një vit më vonë, për të gjetur një mënyrë menaxhimi”, tha Sulçe.

Një nga mënyrat e disiplinimit të trafikut është gjetja e rrugëve të reja në ditët më të ngarkuara

“Do ishte gjetur zgjidhje, duke gjetur dhe rrugë dytësore dhe duke i devijuar rryma të caktuara trafiku për këtë drejtim”, shprehet Sulçe.

Eksperti Artur Sulçe ka një këshillë edhe për Policinë Rrugore, sipas të cilit nuk duhet të përqendrohet vetëm tek radari.

“Do ishte mirë që Policia Rrugore, gjatë kohës së sezonit veror dhe pikut në dimër, të ishte “mobile”, në mënyrë që të drejtonte trafikun. Të drejtonte trafikun në të dy drejtimet, të lëvizte, të ishte në lëvizje policia, jo vetëm me radar. Të mos krijoheshin parakalime të gabuara, të mos krijoheshin ndërhyrje në rrugë dhe lëvizja të vazhdonte”, përfundon eksperti.

Zonat që e vuajnë më shumë dyndjen e trafikut në kryeqytet janë hyrja në doganë dhe shpërndarja e tyre në unazë. Problemi shtohet edhe për shkak të punimeve që kryhen në shumë zona të Tiranës. Përfundimi i Unazës së Madhe pritet t’i jap frymëmarrje dhe shpërndarje të makinave në periferi, por kjo do të testohet vetëm pas përfundimit të projektit.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?