Flamurtari - Apolonia

120 minuta dhe dhjetë penallti, Flamurtari kalon Apoloninë me një lojtar më pak! Gjen Laçin në finalen e Superligës  

15 Maj, 18:57| Përditesimi: 15 Maj, 19:25

  • Share

Është Flamurtari që do sfidojë Laçin në fushën e kurbinasve për të mësuar se cila nga skuadrat do luajë sezonin e ri në Superligë. Në "Elbasan Arena" Flamurtari kaloi Apoloninë pas 120 minutave lojë dhe dhjetë penalltive me rezultatin 3-4 në play-off.

Koha e rregullt dhe shtesa prej 30 minutash nuk prodhuan gola, me vlonjatët që prej minutës së 77-të luajtën me dhjetë lojtarë, kjo pas daljes me karton të kuq të Erlis Frashërit.

"Ruleta" e penalltive i buzëqeshi vlonjatëve që ishin më të saktë. Te Apolonia Injehu u ndal nga Teqja, ndërsa Shanaj goditi jashtë. Te vlonjatët Indio Oliveira gaboi, ndërsa në fund ishte Flamurtari që fiton play-off dhe gjen Laçin (i teti në Superligë) për finalen e elitës.

Ndeshja e play off Laçi - Flamurtari do të zhvillohet më datën 19 maj në orën 16:00 në stadiumin e Laçit.

Në gjysmëfinalet play-off Flamurtari kaloi Korabin ndësa Apolonia përmbysi Vorën 3-4 duke arritur deri këtu.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ard Ciruna: 16/05/2024 08:47

    Super ekip ky.Do arin shum lart

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?