Krujë/ Fasonët të prekur nga rënia e euros dhe eksporteve! 1200 punonjëse u larguan nga puna në 48 orë, paralajmërojnë protestë

11 Janar, 15:36| Përditesimi: 11 Janar, 15:50

  • Share

Në 48 orët e fundit, 1200 gra që punonin në fasoneri, janë larguar nga puna për shkak të krizës financiare nga rënia e euros në kursin e këmbimit dhe eksporteve. Kjo shifër u bë e ditur nga kreu i shoqatës “Pro Eksport Albania”, Edvin Prençe gjatë takimit me pronarët e fabrikave të veshjeve dhe këpucëve në Krujë.

“Vetëm nga dita e djeshme deri më sot kemi 1200 vende të shkurtuara. Shumica prej tyre, gra, nëna familjesh që kanë humbur vendin e punës. Po flasim për zona rurale që nuk ka aktivitete të tjera ekonomike”, tregoi i kreu i pro-eksport.

Shumë prej punonjësve në fasoneri kanë kërkuar protestë kombëtare, ndërsa kanë rrëfyer edhe problematikat me pagesat.

“Është e para herë që nuk marrim rrogat në datat e caktuara dhe nuk na është dhënë shpërblimi për fund vit. Kam 14 vjet në këtë ndërmarrje. Gjithmonë janë marrë në datat e caktuara”, tha një punonjëse.

“Sivjet është katastrofë. Nuk e kuptojmë arsyen pse nuk e marrim rrugën e 13-të dhe nuk e kuptoj pse nuk e marrim rrogën në datë të caktuar. Këtu janë njerëz me halle. Normalisht ai që ka ardhur këtu nuk ka ardhur të prese prit sot e prit nesër. Nuk punohet dot kështu”, tregoi një tjetër.

“Ku do shkojmë ne të punojmë. Po punojmë për të ushqyer fëmijët. Ku do shkojmë të mbytemi. Jemi me kredi, me qira. Kam 14 vjet që jam këtu. Jemi drejt largimit nga Shqipëria”, tregoi një tjetër.

“Ne se kemi marrë rrogën në datë të caktuar. Jemi me qira. Kemi fëmijë për të mbajt”, u shpreh një tjetër.

Humbjet e mëdha në biznesin fason, vijnë pasi të ardhurat i marrin në euro dhe shpenzimet i paguajnë në lek. Në kushtet kur vetë nuk munden të bëjnë asgjë, disa drejtues fasonerish në Krujë kërkojnë mbështetje me anë të subvencionimit të pagave të punonjësve nga shteti

 “Në Kinë shteti subvencionoi pagat. Jemi detyruar o ta mbyllim, o të largohemi. Kërkojmë subvencion nga shteti. Jemi në vështirësi nga rënia e porosive. Klienti nuk na e prano”, tha një tjetër.

“Ne kemi ortak shtetin. Siç na merr taksat, tani është rralla e shtetit që këto taksa na i merr të na rikthejë. Tani kemi nevojë. O për ndryshe, ti mbyllim dhe ti çojmë punonjësit në shpi. Italianët nuk na i pranojnë me çmime të larta”, tha një nga fabrika.

Kriza e lartë financiare sipas “Pro Eksport Albania” ka prekur rreth 75 mijë punonjës në të gjithë vendin.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 13/01/2024 13:27

    Po nga 20 vjet qe i keni mare shpirtin puntoreve nuk jeni fry me lek akoma tani na beni si lypsar jemi ne prag falimentimi sikur po ju vjen keq per punetoret.Keni hallin me mbush xhepat tuaj ju

    Përgjigju
    • Alvanosi: 15/01/2024 15:37

      Fiks, kanë shkatërruar tregun e punës me 150 mijë lekë të vjetra mesatare në muaj ktu e 20 vjet, tani që kërkohet rritje rrogash se po iu ikin puntorët, ankohen. Korr ç'mbjell thonë.

  • Iris: 11/01/2024 23:49

    /Ne Kine shteti subvencionon pagat/?! E ke idene sa paguhet punetori kinez,e ke idene e kushteve,oreve e si trajtohet kinezi,qe kerkon te njejten skeme dhe nga shteti shqiptar?! Po t'a kishe idene,shteti mund te subvenciononte,por dhe ti s'kishe per te gjetur punetore shqiptar qe te punonin me ate lloj kontrate e me ato lloj kushte sic punojne kinezet dhe shqipot jane te pakenaqur edhe me keto kushte qe kane deri tani!

    Përgjigju
  • Pordhë me rigon!: 11/01/2024 19:08

    Mos ja fut kot o shoku! Që Euro ka bërë dëm, kjo është shumë e vërtetë dhe humbja është shumë e madhe. Por mos na thuaj që janë pushuar njërëz nga puna!!! Silli këtej nga Durrësi! Këtej ne spo gjejmë punëtorë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?