Politikë

Afganët në Shqipëri/ Rama i takon në hotelet në Durrës, u jep dhurata fëmijëve: Ia dolët...tani filloni të mësoni shqip! Afgania: Erdhëm nga ferri në parajsë

27 Gusht 2021, 18:05| Përditesimi: 27 Gusht 2021, 22:41

  • Share

Me dhurata në duar për t'u uruar mirëseardhjen, kryeministri Edi Rama ka vizituar 121 fëmijë, gra e burra nga Afganistani, të strehuar në hotelet në Durrës, pasi mbërritën në vendin tonë në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke shpëtuar nga sulmet terroriste në Kabul që kanë sjellë një bilanc tragjik viktimash.

Duke arritur që të shpëtojnë nga kthetrat e rrezikshme të talebanëve, të strehuarit shprehen se ndihen sikur kanë ardhur nga ferri në parajsë. "S'ka qenë e lehtë për të qenë fort të ndershëm duket si një makth nga i cili do të zgjohemi dhe gjërat do të jenë ndryshe. Dhe të vish këtu, duket si të vish nga ferri në parajsë. Doja t’ju falënderoja për mikpritjen, për afganët në përgjithësi dhe grupin tonë në veçanti. Nuk është e lehtë që të strehosh kaq shumë njerëz", tha ajo. Një grua e cila fliste anglisht, e ka prezantuar Ramën me të gjithë afganët e tjerë. Falenderimet për bujarinë e Shqipërisë kanë qenë të pafundme, e ndërsa Rama tha se edhe shqiptarët kanë qenë në një pozitë të tillë vite më parë dhe se e kuptojnë shumë mirë situatën në të cilën ndodhen. "Ju thashë edhe ne kemi qenë në këtë pozitë vite më parë", nënvizoi Rama.

Me lodra në duar, fëmijëve që kanë braktisur vendin e tyre, iu është rikthyer buzëqeshja. Fati deshi që një prej 11 foshnjave ditëlindjen e parë ta festonte në Shqipëri dhe jo në atdheun e tij, ku nga momenti në moment mund të gjendje vdekjen nga shpërthimet e tjera që janë planifikuar nga talebanët për të ndaluar evakuimet. E ëma e fëmijës e cila po e mbante në krahë, e përcolli këtë lajm me shumë gëzim teksa u takua me kryeministrin. Gjatë shpërndarjes së dhuratave dhe prezantimeve, Rama nuk ka kursyer as batutat me fëmijët. Ndërsa ka mësuar për dëshirat e tyre, u ka sugjeruar atyre që të fillojnë të mësojnë shqip. "Tani duhet të fillojmë të mësojmë shqip", tha kryeministri. "Ia dolëm" tha një grua duke kujtuar skenat e frikshme që kishin kaluar për ditë me rradhë,  që kur Afganistani u mor nën pushtetin e talebanëve. Në këtë vizitë, kryeministri ka qenë i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Kur akrepat shënuan 03:20 të mëngjesit të së premtes, 121 afganët e parë, mes të cilëve 11 foshnja prekën tokën shqiptare për një jetë më të sigurt dhe larg luftës në vendin e tyre. Pas nisjes nga Kabuli, avioni me afganët që u strehuan në Shqipëri, bënë një ndalesë në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, dhe më pas drejt Rinasit. Me çanta mbi shpina, e fëmijët në duar, fillimisht afganët iu nënshtruan përpunimit të të dhënave individuale, regjistrimit dhe më pas ekzaminimeve mjekësore në çadrat e ngritura në Rinas posaçërisht për ta. Më pas me autobusë të dedikuar u drejtuan në 2 hoteleri në Durrës, ku do të qëndrojnë përkohësisht. Në një prej hoteleve, më konkretisht ‘Belvedere’ janë strehuar 60 afganë, të cilët sipas burimeve janë nëpunës që kanë punuar për fondacionin e George Soros. Ndërsa afganët e tjerë që do të vijnë në ditët në vijim do të strehohen për pak ditë në konviktet e Qytetit Studenti.  Pritja do të jetë për 4000 afganë që është parashikuar që afganët të qëndrojnë në vendin tonë për të paktën 1 vit, por nëse dikush prej tyre do të qëndrojnë përgjithmonë, është i lirë për ta bërë. 

Pjesë nga biseda e Ramës me afganët e strehuar në Durrës:

Gruaja afgane: Faleminderit për bujarinë që keni treguar për grupin tonë, nuk është e lehtë për të strehuar njerëz krejt papritur, por kolegët tuaj po bëjnë të pamundurën

Rama: Kemi qenë në këtë pozitë e dimë se çfarë është

Gruaja afgane: Çdo gjë është në rregull këtu e përsosur. Ia dolëm

Rama: Pa ia dolët. Iu është dashur të kaloni shumë por më në fund...

Gruaja afgane: Ska qenë e lehtë për të qenë fort të ndershëm duket si një makth nga i cili do të zgjohemi dhe gjërat do të jenë ndryshe. Dhe të vish këtu, duket si të vish nga ferri në parajsë. Doja t’ju falënderoja për mikpritjen, për afganët në përgjithësi dhe grupin tonë në veçanti. Nuk është e lehtë që të strehosh kaq shumë njerëz.

Rama: Kemi sjellë disa gjëra për fëmijët, do një top basketbolli (i drejtohet fëmijës)

Gruaja afgane: Ky është bashkëshorti im dhe vajza.

Rama: Spiderman, e do një... ( i drejtohet rama vajzës)

Gruaja afgane: Ky i vogli këtu ka ditëlindjen e parë. Ditëlindja e parë në Shqipëri

Rama: Gëzuar ditëlindjen... Ju sollëm disa gjëra të vogla. (shpërndan lodrat). A ai pëlqen futbollin. (i jep topin një fëmije). Tani duhet të fillojmë të mësojmë shqip (ata qeshin)

Gruaja afgane: Faleminderit kryeministër. Na keni mbështetur shumë dhe ju jemi falënderues

Rama: Ju thashë edhe ne kemi qenë në këtë pozitë vite më parë

 

Komento

Komente

  • ali baba me 40 hajdutet: 28/08/2021 07:27

    Shyqyr qe na erdhen se i kishim manget.Ishalla na vijne dhe nja 4-5 mije bangladeshas se ne jemi dembela dhe s'ka kush na e nderton socializmin.

    Përgjigju
  • Lui: 28/08/2021 06:27

    Ore komentuesa, e keni mendjen te fyeni e shani kryeministrin per gjera kot. Dhe nuk thate nje fjale, pse strehohen ne te tilla hotele keta qe nje nate kushton sa qimet e kokes?! Une jam plotesisht dakord qe ata te trajtohen ne menyren me dinjitoze, por jo me kaq lluks sepse duket pak e tepruar.

    Përgjigju
  • Ilir: 27/08/2021 20:50

    Turp te keni qe beni keto komente te peshtira per keta njerez te vuajtur asnje nuk largohet nga vendi i tij pa nje shkak kemi 30 vjet emigracion dhe akoma vazhdojme te largohemi mos hemi me te mire se keta apo nuk i dine se cfare konsiderate kane per ne Shqiptaret pini eaki hani fasule dhe meruni me politike .

    Përgjigju
    • Sunit hesapi: 28/08/2021 07:05

      Jo je te drejte edhe ne sunit barbare kafshe jemi,ku ka vend sunitesh demokratet vetem barbari mesjetare

  • Meni: 27/08/2021 20:38

    Faleminderit z.kryeministër. Na nderove dhe neve që jetojmë jasht. E vërtet, kështu kemi ikur dhe ne, por mos u mërzit duhet të durosh edhe Talebanët Shqiptar. Urime o burri madh dhe suksese në problemet e vëndit.

    Përgjigju
  • Ariana: 27/08/2021 19:56

    Palo kryeminister qe sdo popullin e vet, hiqet sikur do alienet.

    Përgjigju
  • Ben: 27/08/2021 18:14

    Merrini neoer shpia tua mire do beni

    Përgjigju
  • Arbëri: 27/08/2021 17:58

    Tani ke klas puntore për Balkan të hapur o b q …!!!

    Përgjigju
  • TYT TOPI REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 27/08/2021 17:33

    O Edi Rama i bekuar qofsh që ndihmon njerëz kaq të vuajtur që jan Afganët. Ne Shqiptarët e kemi provuar vet se çfar do të thot kjo tragjedi. E biles ne e pam çfar na bën plerat italjane në Bari e si mbytën gra e fëmi e pleq. Kurse ju po i prisni me bujarin më të madhe Zoti ta bëftē drit. Le të lefin qent ham ham ham se tum do han.

    Përgjigju
  • afgano-shqiptar: 27/08/2021 17:25

    Ah sikur te me deshte dhe mua kryeministri si nje afgan, gati gati e enderroj te jem afan qe te fitoj kaq kujdes e dashuri, e vemendje nga kryeministri .... une ... gjoja shqipetari.

    Përgjigju
  • Miti: 27/08/2021 17:13

    Timonieri global, ai qe i dha fund konfliktit ne Ukraine, ai qe zgjidhi krizen Greko-Turke, ai qe i ben moral per vlerat europiane Europes, ai qe bashkoi Ballkanin, ai qe se fundmi po zgjidhe krizen Afgane, lartridiotesia e tij Edi Rama i pare, po zbaton axhenden per shpopullimin e Shqiptaret dhe ripopullimin me afgane, siriane, bangladeshas.

    Përgjigju
  • sunit hesapi: 27/08/2021 17:05

    Ta gezoni ED brekushen o shqipe,vete e votuat tani mbajeni hahahahahaha si nuk doli nje burre shteti ne Albanistan

    Përgjigju
  • Afgani Emigruar: 27/08/2021 16:43

    Kush te votoi ty Afganet apo Shqiptaret? Duhet te preokupohemi per kete situate. Ne duhet te preokupoheshim qe ne 2017 po jemi njerez pa shtylle kurrizore si Popull. Te shartuar!

    Përgjigju
    • Afgani Emigruar: 27/08/2021 22:46

      Pse jan emigrantet ndyresira? Pse jan persekutuar nga Politika? Un jam Emigrant i persekutuar prandaj kam ik Nuk kthehem per te luftuar me ato qe te vrasin per pushtet

    • vali: 27/08/2021 19:46

      ju emigrantet ndyresira mos folni.Lini Shqiperine dhe pastaj te cani menderen si patriote.Kthehuni ne vendin tuaj para se te mbushet me afgane siriane

  • Rid: 27/08/2021 16:40

    Duhet ti therrasim mendjes fort se pse shoqeria jone nxjerr megollamane mburravece te tille ne krye, njeri pas tjetrit.

    Përgjigju
    • Sunit hesapi: 28/08/2021 07:10

      Sepse jemi sunit barbare i kemi qefe sulltanet,mjafton te shikosh turqine si perfundoj me nje hajdut te korruptuar erdoqenin,doli pergjimi I ersi qenit me djalin e tij qe i thoshte i ke fshehur leket?Dhe ca bene sunitet turq?E votuan me shume hahahaha hahahaha hahahaha

    • Milo: 27/08/2021 19:14

      Pikes i ke rene. I kercet bytha shume per afganet. Fodull se i ka xhepat plot me parat e popullit.

  • Klodi: 27/08/2021 16:20

    Zoti e ruajte Shqiperine nga "Open Society"!! Mesa duket kane vendosur ta bejne eksperiment Shqiperine! Lideri yne global qe per detyre ka te merret me shqiptaret merret me afganet!

    Përgjigju
    • Blofiblifi: 28/08/2021 07:54

      Lider gjomar me veshje antiplumb në vendin e vet , a thua pse o popull…???

  • Poli: 27/08/2021 16:19

    Kesaj i thone kulmi i vetemburrjes.

    Përgjigju
    • Denis T.: 27/08/2021 16:28

      Megalloman me te madh veshtire se gjen kryeminister tjeter ne bote!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?