Sport

121 mln paund në total për Immobile-n, pronari arab i Newcastle gati të ‘thyjë’ bankat për italianin e Lazio-s

16 Qershor 2020, 14:40| Përditesimi: 16 Qershor 2020, 17:36

  • Share

Ciro Immobile mund të jetë goditja e parë e Newcastle në merkaton e verës. Klubi po përgatitet të ndërrojë pronësi pasi një përfaqësues i fondit publik të Arabisë Saudite ka ofruar Mike Ashly, presidentit aktual, 300 mln paund.

Pretendimi është që pronari i ri do të hapë thesin dhe për lojtarë si Immobile do të thyejë bankat.

Sipas ‘Gazzeta dello Sport’ Newcastle do t’i japë Lazio-s 50 mln paund për kartonin e sulmuesit 30-vjeçar, ndërsa për të do ofrohet një kontratë 5-vjeçare me 71 mln paund në total. Llogaritet që paga javore e Immobile-s të jetë 275.000 paund në javë.

Immobile aktualisht është golashënuesi i Seria A me 27 gola në 26 ndeshje, ndërsa ndjekësi më i afërt është Cristiano Ronaldo me 21 gola.

Ne.k./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?