Rindërtimi/ 122 familje në Bubq futen në shtëpitë e reja, Rama: Reformë strehimi për ata që nuk blejnë dot shtëpi! Thirrje demokratëve: Nëse keni probleme me bravat bashkohuni me PS

29 Dhjetor 2021, 16:30| Përditesimi: 29 Dhjetor 2021, 21:11

  • Share

122 familje në Bubq kanë marrë çelësat e shtëpive të tyre të reja nga procesi i rindërtimit. Ishte kryeministri Edi Rama i cili u dorëzoi çelësat banorëve të Bubqit, një nga fshatrat më të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Rama tha se ky fshat tashmë është kthyer edhe më i bukur dhe modern me shtëpi të reja më të forta se para tërmetit, ku familjet do kalojnë festën e fundvitit.

Duke e konsideruar rindërtimin një program të suksesshëm, pa zbuluar shumë detaje kryeministri Rama tha se po punohet për reformën kombëtare të strehimit, ku do fitojnë shtëpi ata që nuk kanë mundësi ta blejnë.

“Po përgatitemi për një reformë për strehimin. Ne duam që këtë dekadë të bëjmë me shtëpi edhe shumë familje të tjera të cilat nuk kanë mundësi për 1001 arsye nuk kanë mundësi ta blejnë me të ardhurat e tyre, do ju japim mundësinë edhe shumë qytetarëve të tjerë pavarësisht bindjeve të kenë një strehë për familjet e tyre”, tha Rama.

Rama nuk kurseu batutat dhe as thumbat për PD dhe të gjithë luftën që po ndodh brenda saj ku tha se "sëmundja e bravave që i ka zënë demokratët nuk është problem i qeverisë", ndërsa u ka bërë thirrje demokratëve se nëse kanë probleme me bravat të bashkohen me socialistët.

"Me shkollën e re një ndër 19 shkollat që janë ndërtuar dhe po ndërtohen të reja nga e para në bashkinë e Krujës, me ambiente kulturore për fëmijët dhe me hapësira që unë uroj dhe ju nxis që ti ktheni në hapësira të bukura dhe të gjelbëruara, pasi banesat nuk kanë vetëm kubaturën e mureve por edhe oborr. Nëse kujdeseni si duhet të gjitha këto oborre të gjelbëruar do e bëjë edhe më të bukur se kjo që shohim sot. Sigurisht që nuk ka qenë e lehtë, është dashur kohë dhe mes nesh sot dhe në momentin ku ra ajo fatkeqësi, hyri në mes pandemia që na detyroi të ngujohemi si kurrë më parë në shtëpitë tona. bllokoi shumë kompani dhe krijoi vonesë për mbylljen e këtij procesi. Ky proces nuk ngarkon familjes me asnjë qindarke për kredi sado te bute, por janë 100 % falas me titull pronësie në hipotekë ku secili mund të bëjë ç'të dojë. Vetëm kujdes bravat, ruhuni nga ndërrimi dhe bllokimi i bravave dhe nga çelësat. ky nuk është një program për socialistët por për shqiptarë që iu gjendëm pranë në një moment fatkeqësie. Për sa na takon të gjitha bravat janë të sigurta. megjithatë jam i sigurt se komshinjtë socialistë do i ndihmojnë fqinjët demokratë nëse u bllokohen bravat.Kushdo që nuk do të ketë problem me bravat lë të bëhet socialist", tha Rama.

Shpërndarja e banesave të rindërtuara kanë nisur gjatë javës së fundit ku banorët do të kalojnë natën e Virit të ri në shtëpitë e tyre te reja. Ditë më parë u dorëzuan çelësat e shtëpive edhe 500 familjeve të Laç, 153 familjeve në Kavajë dhe 97 familje në Lezhë. Qeveria ka theksuar se i gjithë procesi do të përfundojë në pranverë të vitit 2022.

 

Komento

Komente

  • franci: 30/12/2021 10:41

    Sa shpellare ka ne kete vend, njeri thote ke bere dy pallate, tjetri thote me ironi i ke bere me parate e tua, te tjere shajne Erdoganin qe dhuroi kaq shume etj. etj. Kur do beheni njerez o shpellare....??

    Përgjigju
  • semi: 30/12/2021 10:37

    Nqse behet reforma per strehim qe te ndimoi familjet e reja do te jete nje fitore e madhe sepse shumica e atyre qe ikin nuk kane mundesi qe te jetojne ketu.

    Përgjigju
  • Iris: 30/12/2021 03:35

    Shume mire qe shtepite po behen,por keto batudat me brava dhe ngacmimi pa arsye dhe i vazhdueshem i opozites,po behen banale dhe te tepruara.Meso pak nga liderat e vendeve kryesore perendimore si flasin dhe si komunikojne me publikun dhe opoziten se s'te del keq,perkundrazi te ngre pike dhe mos harro je kryeminister i vendit,jo kryetar province te humbur.

    Përgjigju
  • Tani: 29/12/2021 23:36

    Bravo,,se I bere me paret e tuaja....z.rama....

    Përgjigju
  • Cubel breca: 29/12/2021 22:54

    Hallall Cubi. Pak veta mund ta bejn kete pun kolosale. Duam apo sduam te besh nga e para 25% te vendit ne nje periudh 2-3 vjecare eshte gje e madhe bile mund te thuash e pa imagjinueshme. E meriton pushtetin. Ata halet e shqupit kan ndermend te shqyhen per karrike jo te benin gjera te mira.

    Përgjigju
    • Mario: 30/12/2021 00:54

      Pse o Ariu, sa te duket do bente PD'ja po te kishte rene kjo ne kohen e tyre? Ata e lane vec nje kosh plehrash Shqiperine ne cdo fushe, le me te benin keto qe po ben Edi.

    • Ariu: 29/12/2021 23:34

      Ik ore pallosh, 2 pallate i quan 25% të vendit.

  • Xha Temja: 29/12/2021 18:31

    Dy udheheqes te Shqiperise do te hyjne ne histori me ate qe kane bere per perballimin e termeteve. I pari ndac quajeni kriminel diktator e plot epitete te tjera ishte Enver Hoxha i cili perballoi dy termete shkaterrimtare ate te 30 Nentorit te vitit 1967 i cili shkaterroi dhe rrafshoi ne toke rrethet e Dibres dhe Librazhdit ku pati edhe shume viktima duke bere qe Viti i Ri 1968 ti gjente banoret e ketyre rretheve ne shtepite e reja. Po keshtu ne 15 Prill 1979 ra nje termet me shkatwrrimtar suke rrafshuar 3 qytete Lacin Lezhen dhe nje pjese te qytetit te Shkodres Po keshtu edhe ne keto rrethe rindertimi i shtepive dhe shkollave u be ne kohe rekird. I dyti eshte Edi Rama qe u perball pervec termetit matyror por edhe me nje termet akoma me te fuqishem i krijuar ne laborator ky termet qe e ka emrin Covid-19 ne bote shkaktoi miliona viktima kurse ne Shqioeri fale aftesive te Edi Rames kjo pandemi po kalon me nje bilanc jo aq tragjik sa ne vendet e thera

    Përgjigju
    • Moli: 30/12/2021 15:31

      Lavdi PPSH, urra per veprat 5-vjecare madheshtore! Krenar qe nen udheheqjen e lavdishme nen mentorizmin enverian dhe protagonizmin injorant te Rames, vendi yne tashme renditet i pari per te tera sektoret: nga kultivimi i peshkut dhe kanabisit ne kontrollin e tregjeve evropiane e ne gjere te droges! Fli i qete Shoku Enver se amaneti yt per nje Shqiperi te mjere dhe jete te dhjere po ecen me ritme gjigande.

  • Ricardo: 29/12/2021 17:40

    Arritja me e madhe e kryeministrit te popullit dhe qe e futi ne histori pervec sukseseve te tjera ! Fati i atyre njerzve qe ju ra halli i madh mbi koke se ne kete kohe eshte shume e veshtire per shtepi te re !Mirenjohje Gjigant !

    Përgjigju
  • Gora: 29/12/2021 17:12

    respekte kryeminister bravo pere punen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?