7 shqiptarë janë arrestuar në kufirin greko-shqiptarë pasi iu janë gjetur 125 kilogramë marijuanë. Policia ka pikasur mbrëmjen e djeshme 7 shqiptarët që po kalonin në këmbë kufirin, ndërsa 1 prej tyre po kontrollonte rrugën.
Shqiptarët ishin të moshave 21, 22, 22, 23, 24, 24 dhe 26 vjeç. Njëri prej tyre rezulton i kërkuar në Greqi, dhe i dënuar në Lamia me 6 muaj burg për vjedhje. Policia greke nuk ka dhënë detaje për identitetin e tyre, ndërkohë që në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 6 çanta me 11 pako me 124 kilogramë marijuanë. Nga fillimi i vitit 2018 e deri më sot, në total në Greqi janë sekuestruar 8.6 ton marijuanë me vend origjine Shqipërinë.
Komente
