Enzo Fernandez

127 milionë euro, Chelsea bën ofertën e 'çmendur' për kampionin e botës

3 Janar 2023, 10:31| Përditesimi: 3 Janar 2023, 10:33

  • Share

Enzo Fernandez është 'fiksimi' i Chelsea në merkaton e janarit. Blutë e Londrës kanë shprehur dëshirën për të pasur në ekip mesfushorin e Benfikës dhe janë gati të paguajnë 127 milionë euro në drejtim të portugezëve. Sky Sport  bën me dije se Chelsea dëshiron me çdo kusht 21-vjeçarin që shkëlqeu me Argjentinën dhe u shpall kampion bote në "Katar 2022".

I dalë nga moshat e River Plate, Fernandez ka vetëm gjashtë muaj që është pjesë e portugezëve, teksa u ble për vetëm 14 milionë euro ndërsa vlera e tij në treg është 55 milionë euro. Veç saj, klauzola për largimin para 2027 është 127 milionë euro, gjë që Chelsea duket e gatshme ta paguajë.

I lindur në 2001, pas Fernandez janë klube si Liverpool, PSG, Chelsea dhe Newcastle United.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?