Kosova & Rajoni

13% e fjalimeve të politikanëve gjatë fushatës në Kosovës, me akuza e kundërakuza

8 Shkurt 2021, 16:53| Përditesimi: 8 Shkurt 2021, 16:57

  • Share

Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme të 14 Shkurtit në Kosovë, gjuha e politikanëve në këtë fushatë elektorale vlerësohet si ndër më të ashprat.  Në bazë të monitorimeve të bëra deri tani rezulton se 13% e fjalimeve të politikanëve kanë qënë akuza e kundërakuza.

“Pra, akuzat e kundër akuzat ndaj njëri-tjetrit kanë qenë në 13% prezente të aktiviteteve të tyre zgjedhore të monitoruara”, shprehet Jeta Krasniqi, monitourese e KDI-së

Në këto kohë akuzat mes politikanëve bëhen edhe me emër e mbiemër, ndryshe nga më parë kur ishin mes opozitës dhe pozitës.

Këto akuza e kundërakuza të drejtuesve politikë kanë mbërritur edhe tek përfaqësuesit e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?