Skuadra e Milanit

13 ekipe ne 1/16 e Europa League, Milan permbys 'modestët' e Dudelange

30 Nëntor 2018, 11:13| Përditesimi: 30 Nëntor 2018, 11:24

  • Share

Dudelange frikësoi Milanin në “San Siro” duke marrë avantazhin 2-1, por më pas djemtë e Gattuso përmbysën gjithçka dhe fituan 5-2 ndaj modestëve nga Luksemburgu për t'u ngjitur në kuotën e 10 pikëve në grupin F. Kualifikimi për kuqezinjtë do vendoset në ndeshjen e fundit në Athinë ndaj Olympiacos, ku mjafton të mos humbasë me dy gola diferencë. Betis u kualifikua pasi mposhti mbrëmë grekët 1-0.

Chelsea ishte kualifikuar që një javë më parë, por mbrëmë mposhti PAOK-un e Selanikut me goleadë 4-0 falë edhe një dygolëshi të Olivier Giroud. Me 15 pikë, londinezët kryesojnë grupin ku vendi i dytë është për t'u përcaktuar.Me lojtarët e stolit, Arsenali nuk e pati të vështirë të fitojë në Ukrainë ndaj Vorskla Poltavës 3-0 dhe kryeson grupin E me 13 pikë i kualifikuar për në 1/16.

Një biletë për në fazën tjetër e siguroi edhe Sporting i Lisbonës që luajti tenis me Qarabag duke fituar 6-1. Kualifikimin e kishte siguruar që në ndeshjet e katërta në grupe por E. Frankfurt fitoi edhe mbrëmë me goleadë 4-0 ndaj Marseille. 5 fitore ka skuadra gjermane ku po shkëlqen talenti Luka Jovic, që francezëve u shënoi dy gola. Lazio kishte pak motivim dhe u mposht në Qipro nga Apollon 2-0.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?