Cristian Shpendi, ky është emri që po qarkullon në disa 'top klube' të Serisë A. Sulmuesi 20-vjeçar po shkëlqen te Cesena në Serinë C dhe për këtë interesi është shtuar.
Me vlerë 2 milionë euro në treg, Shpendi është në gjurmët e të vëllait, Stivenit, që luan për Empolin në elitën e Italisë. Tanimë për binjakun që ka shënuar 13 gola me Cesenan në Serinë C kanë shfaqur interes Fiorentina, Leçe dhe Sassuolo.
Sipas medieve në Itali, këto klube duan të marrin lojtarin dhe ta lënë në huazim për këtë sezon. Veç tyre, edhe Sampdoria në Serie B e dëshiron djaloshin. Me U-21 e Shqipërisë, Shpendi ka luajtur 7 takime dhe ka shënuar 1 gol.