Foto nga një agjente e BKH

Kronikë

13 kandidatë në garë, SPAK shtyn afatin për nisjen e përzgjedhjes për kreun e ri të BKH

23 Qershor, 14:29| Përditesimi: 23 Qershor, 14:46

  • Share

SPAK shtyn deri të martën, më datë 24 qershor, afatin për nisjen e procedurave për zgjedhjen e kreut të ri të BKH.

Shkak është bërë mosdorëzimi i rregullt i dokumentacionit për fazën e parë të 11 kandidatëve nga 13 në total.

Vetëm 2 prej tyre rezulton se kanë dorëzuar të gjithë dokumentacionin e duhur.

Altin Dumani, kreu i SPAK, dhe 2 prokurorët e posaçëm, Arben Kraja dhe Behar Dibra janë treshja e komisionit përzgjedhës që do të kalojnë në filtër 13 kandidatët që aplikuan zyrtarisht për të drejtuar Byronë Kombëtare të Hetimit.

Aplikimet për kreun e BKH u hapën në 22 Maj dhe janë mbyllur në 6 qershor.

Joni Keta
Numri 2 aktual në BKH; më parë OPJ në Prokurorinë për Krimet e Rënda dhe në SPAK.
Elton Kërluku
Hetues financiar në BKH; ish-shef sektori i krimit kibernetik në Ministrinë e Brendshme.
Gledis Nano
Ish-drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka drejtuar Anti-terrorizmin dhe operacionin për riatdhesimin nga Siria.
Haki Çako
Ish-drejtor i Policisë së Shtetit; aktualisht në krye të Agjencisë Kombëtare për Mbrojtjen Civile.
Artur Beu
Kandidat për herë të dytë për BKH; ish-specialist marrëdhëniesh në Interpol (2015).
Gentjan Shehaj
Drejtor i kurrikulave në Akademinë e Sigurisë; ka qenë drejtues policie në Vlorë dhe Lezhë.
Andi Pogaçe
Prokuror në Tiranë; diplomuar në Magjistraturë në vitin 2014.
Astrit Halilaj
Ish-prokuror në Shkodër, i shkarkuar nga vettingu me vendim përfundimtar nga KPA në maj 2025.
Gentian Ndoi
Drejtor për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Policinë e Shtetit.
Maoricio Sheldija
Inspektor në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore për Shkodrën; më parë pjesë e Policisë së Shtetit.
Marinela Pilinçi
Oficere e Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Pogradecit, emëruar në vitin 2022.
Nevrus Ndregjoni
Oficer i Policisë Gjyqësore në Elbasan.
Miklovan Kanani
Hetues aktual në BKH.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Janaqi: 23/06/2025 18:23

    Fiton Novruz Ndregjoni ka mbeshtetjen e opgj te prokurorise te tiranes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria mbështet SHBA-në pas sulmit ndaj Iranit, si e vlerësoni?