Stadiumi 'Fadil Vokrri'

13 mijë tifozë në stadium, shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë - Rumani

3 Shtator, 18:54| Përditesimi: 3 Shtator, 18:58

  • Share

Përfaqësuesja e Kosovës pret Rumaninë të premten në orën 20:45 në "Fadil Vokrri" të Prishtinës, në kuadër të Ligës së Kombeve. Kosova dhe Rumania hapin kualifikueset për grupin J të Ligës C. Federata e Futbollit të Kosvës bën me dije se të gjitha biletat për duelin Kosovë – Rumani janë shitur. Kujtojmë se pak muaj më parë në Bukuresht, në Rumani - Kosovë, tifozët vendas hodhën parulla anti-shqiptare.

Njoftimi i FFK-së:

"Të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë - Rumani janë shitur. Ju njoftojmë se të gjitha biletat për ndeshjen e shumëpritur Kosovë – Rumani janë shitur! Faleminderit për mbështetje të jashtëzakonshme dhe entuziazmin tuaj të pafund. Jemi të lumtur që stadiumi “Fadil Vokrri”, si gjithmonë, do të jetë i mbushur me energji dhe pasion për të mbështetur Dardanët tanë”, shkruhet në njoftim.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?