Eros Grezda

13 ndeshje me Kombëtaren, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?

25 Prill, 15:59| Përditesimi: 25 Prill, 16:01

  • Share

Eros Grezda ka çuditur me vendimin për të ndalur me futbollin aktiv, të paktën për momentin. Në një postim në kanalet e komunikimit 29-vjeçari bën me dije se nuk është më pjesë e Rudes në elitën e Kroacisë dhe do ndalet për "ca kohë".

"Faleminderit Rudes për mundësinë dhe mirëkuptimin. Kam marr një vendim që për momentin të pushoj nga futbolli”, ka shkruar futbollisti në kanalet e komunikimit.

Prej 2020 Grezda është duke kaluar kohë të vështira, pikërisht kur karriera e tij kulmoi me kalimin te Rangers në Skoci dhe largimin nga ishulli pas zënkës me Gerrard.

Osijek, Zalaegerszeg, Sibenik, Manisa, Partizani dhe Rudes, këto janë skuadrat që Grezda ka ndërruar në pak kohë. Kujtojmë se Grezda ka luajtur 13 ndeshje me Kombëtaren duke shënuar edhe një gol kundër Turqisë në miqësoren e 13 nëntorit 2017.

Postimi i Grezdës

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?