Foto e publikuar nga kryeministri Edi Rama

Tërmetet në Turqi e Siri, Shqipëria shpall 13 shkurtin ditë zie kombëtare

10 Shkurt 2023, 19:05| Përditesimi: 10 Shkurt 2023, 21:11

  • Share

TIRANË- 13 shkurti, do të jetë një ditë zie kombëtare në Shqipëri, si një shenjë solidariteti për Turqinë, e cila i ka qëndruar pranë vendit tonë, kur po përjetonim të njëjtën situatë. Vendimi është marrë ditën e sotme nga qeveria shqiptare, e ndërsa u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama. Kryeministri thotë se në këtë ditë ulja e flamurit në gjysmështizë dhe ndezja e qiriri, do të ishte më e paktë ç’mund të bënte Shqipëria për një vend mik, si Turqia.

“Qeveria Shqiptare ka vendosur që e hëna, 13 shkurt, do të jetë ditë zie kombëtare në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në kufirin turko-sirian, si edhe në shenjë solidariteti me Turqinë mike, e cila na u gjend pranë kur një fatkeqësi e ngjashme goditi Shqipërinë pak kohë më parë. Ulja e flamurit kombëtar në gjysmë shtize dhe ndezja e një qiriri nga çdonjëri sipas dëshirës e mundësisë, do të jenë shenjat kuptimplota të një të hëne të shenjuar prej dhimbjes njerëzore e solidaritetit popullor që i kapërcejnë kufijtë tanë”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Ky vendim erdhi si pasojë e tërmeteve të fuqishme që u regjistruan në Turqi dhe Siri, ku deri më tani janë konfirmuar mbi 22 mijë viktima, mijëra të plagosur dhe qytete të rrafshuara. Ndërkohë më herët, edhe Kosova u solidarizua Turqinë dhe Sirinë, ku shpalli ditë zie 8 shkurtin.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Liku: 11/02/2023 02:30

    Me gjithe dhimbjen per popullin turk dhe sirjan qe e permendin pak çpune ka shqiperia me zi kombetare apo e konsideron Rama Shqiperine pjese te perandoride me ne krye Sulltanin Erdoga!

    Përgjigju
  • zari: 10/02/2023 21:48

    ngushellime popullit turk,,,,,por edhe pak vete e kane fajin sepse votojne nje qeveri te korruptuar,,qe i merr taksat popullit dhe nuk zbaton rregullat ne ndertim......ndertojne pa standarte europiane,,,me kollona betoni shume te holla per peshen e pallatit...

    Përgjigju
  • One: 10/02/2023 20:32

    Wtf me gjithe respektin per fatkeqesine dhe viktimat, por cfare lidhje ka kjo me kombin ?!

    Përgjigju
    • Poli: 11/02/2023 00:38

      Ka si nuk ka. Me komin e Rames. Kemi zgjedhje dhe turkofaget i kane me qef keto pune.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?