1.3 ton kokainë! Pamje të reja të drogës, ministri maqedonas: 4 të arrestuar, kemi kryer bastisje

20 Shkurt 2020, 13:25| Përditesimi: 20 Shkurt 2020, 16:09

  • Share

SHKUP-Ministri i Brendshëm i Maqedonisë Naqe Çulev është shprehur sot për mediat se nga operacioni për sekuestrimin e dërgesës 1.3 ton kokainë së nisur nga Kolumbia janë arrestuar katër persona. Ai tha se operacioni ka qenë ndërkombëtar dhe se nuk mund të japë më shumë detaje, pasi dëmton hetimet.

Gjithçka që do të shtoja, vetëm se do të dëmtoja hetimin. Këto që thuhen këtu janë zyrtare, gjitha tjerat janë spekulime. Deri pas orës 24:00 janë kryer bastisje, nuk kanë kaluar as 12 orë nga bastisjet. Bëhet fjalë për operacion ndërkombëtar. Kaq mund të them për këto 12 orë. Flas për informata zyrtare dhe jo për atë që kanë shkruar mediat”, u shpreh Çulev.

Mbrëmë në Krushopek u sekuestrua 1 kg kokainë nga operacioni ndërkombëtar, që ishte pjesë e dërgesës e cila në tërësi llogaritet 1.3 ton. Kokaina ishte nisur fillimisht nga Amerika Latine, në Itali në Mal të Zi, më tej ka hyrë para dy ditësh në Shqipëri përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit, tranzit, dhe ka dalë dje nga Qafë-Thana në Pogradec, për të kaluar në Maqedoninë e Veriut me destinacion final Slloveninë.  Autoritetet italiane bënë dorëzimin e kontrolluar duke zëvendësuar kokainën, ndërsa lanë vetëm një pako me 1 kg kokainë, ku ishte vendosur edhe GPS për të ndjekur lëvizjet.

Ministri i Brendshëm maqedonas dha sot inicialet e 4 personave që sipas tij janë arrestuar "J.K. drejtuesi i kamionit dhe S.E. pronarë i kompanisë si dhe dy punonjës tjerë të cilët në momentin e aksionit kanë qenë në depo R.E. dhe J.I.' deklaroi ai. Ndërkohë që Report Tv mbrëmë raportoi se në pranga ranë pesë persona, porositësit e kontejnerëve me banane, të cilët janë dy vëllezër Sejdullah Hebibi dhe Enver Hebibi, shoferi i kontejnerëve me banane, Jovan Kosovic nga Mali i Zi, së bashku me personin tjetër që ndodhej në kamion, Jetmir Hebibin, vëllai i porositësve. Personi i pestë i ndaluar është shqiptaro-maqedonasi Rauf Ismani i cili ishte me një furgon para kontejnerit. Kompania e bananeve është "Baniks LTD".

Ora 15:03
Kokaina në Maqedoni! Policia shqiptare: Ne i kryem me sukses të plotë detyrat tona

1582207444_kokaina.jpg
Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me sasinë e kokainës që ishte nisur nga Kolumbia dhe kaloi tranzit edhe në Shqipëri për në Maqedoni me destinacion final Slloveninë. Policia shqiptare thotë se ka kryer me sukses të plotë detyrimet e saj në kuadër të operacionit ndërkombëtar kundër trafikimit të drogës.

"Në përgjigje të interesimit të disa mediave, njoftojmë se Policia e Shtetit ka kryer me sukses të plotë detyrimet e saj në kuadër të një operacioni ndërkombëtar kundër trafikimit të drogës.

Në operacionin, që synonte dorëzimin e kontrolluar të një sasie të madhe kokaine, morën pjesë edhe strukturat e Policisë Shqiptare, të cilat mundësuan kalimin e dërgesës nga Mali i Zi nëpërmjet territorit shqiptar drejt Maqedonisë së Veriut, në kushte të plota sigurie dhe konfidencialiteti.

Ky operacion përbën një tjetër angazhim serioz të Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe një dëshmi tjetër të besimit të partnerëve të saj në këtë luftë" thotë policia e shtetit shqiptar.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?