Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Taulant Balla ka kujtuar sot 5 Majin, Ditën e Dëshmorëve të Atdheut, ku kreu homazhe në Lushnjë. Gjatë një prononcimi për gazetarët, Balla ka përkujtuar edhe ish-deputetin e ndjerë të PS-së, Fatmir Xhindin, i vrarë në 2009 në Roskovec, ndërsa tha se presin që drejtësia të zbardhë vrasjen.
‘Natyrshëm që për ne socialistët Fatmir Xhindi mbetet një koleg i paharruar dhe ende besojmë se drejtësia në bashkëpunim edhe me policinë e shtetit të hedhin dritë mbi një vrasje e cila ende është e pazbuluar dhe autorët e këtij krimi makabër nuk janë vendosur ende përpara drejtësisë. Ne presim që të gjitha institucionet ligjzbatuese të bëjnë detyrën e tyre. Është e vërtetë që ka kaluar shumë kohë dhe që përgjegjësia rritet ndaj atyre që duhet të bëjnë detyrën për këtë krim’, tha Balla.
Lajmi kryesor:
Sot 5 Maji, Rama: Përulësisht me respekt për ata që e deshën atdheun me jetë! Meta dhe Nikolla homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut
M.Q.//ReportTv.al