Peshëngritja shqiptare për herë të parë pas nëntë pjesëmarrjeve në Olimpiada nuk do jetë në "Paris 2024". Shtangisti Briken Calja nuk ia doli të sigurojë normën Olimpike dhe tanimë pret një ftesë për shkak se renditet në vendin e 13-të në botë. Vetëm në këtë mënyrë sporti i shtangës do mund të shkojë në Paris.
Për situatën e kësaj disipline, në Studio Live në Report TV me gazetarin Arbër Hitaj foli Petrit Hoxha. Ish-trajneri i Kombëtares së Peshëngritjes për 13 vite, ai tha se mungojnë specialistët dhe fondet nuk përdoren në mënyrën e duhur.
"Shqipëria ka marrë pjesë në nëntë Olimpiada dhe kjo do ishte e dhjeta, por nuk merr pjesë me normë olimpike. Ka qenë viti 1972 kur kemi marrë pjesë në Olimpiadën e parë, kur Imer Pampuri vendosi rekord olimpik, vijuam në 1992 dhe konkurruam në Barcelonë. E fundit ka qenë në Tokio të Japonisë. Kjo do ishte Olimpiada e dhjetë.
Shkaqet e mospjesëmarrjes? Shpresat ekzistojnë pasi Briken Calja renditet i 13-ti në botë dhe pritet një ftesë. Do shohim nëse kemi shanse ose jo, por jam besimplotë se do e marrim.
Situata me këtë sport? Jam marrë gjatë me këtë sport. Kam qenë 13 vite me Kombëtaren. Alarmin e kam dhënë herët. Unë e di që presidenti Elez Gjoza e do peshëngritjen, por ka një ekspertizë të dobët. Duhen shumë specialistë në funksionin shtangë-njeri.
Problemi? Kërkohet transparencë, jepen lekë me shumicë. Sot jepet më shumë dhe nuk ka rezultate. Të gjithë flasin sipas interesave. Mua si specialist më intereson metodika e punës. Pas çdo ndeshjeje këta bëjnë show televiziv për të promovuar sportistët. Ata japin djersën dhe gjakun, mua më dhimbsen se japin shumë e marrin pak. Kemi pak specialistë. Rezultate nuk janë ku duhet. Të gjithë i largojnë specialistët.
Zgjidhja? Kam dëgjuar krerët më të lartë të sportit që mburren shumë, nuk më intereson fjala e drejtuesve politik, që për mendimin tim e kanë shkatërruar sportin në Shqipëri. Të rinjtë duhet të merren me sport dhe aty të dalin talentet", tha mes të tjerash ish-trajneri i peshëngritjes.
Veç kampionë ke nxjerrë nga duart e tua Petrit Hoxha! Qytetar model si në Shqipëri ashtu edhe në Gjermani! Sportist brilant dhe i përkushtuar gjithë jetën!!
Përgjigju