Parku Kombëtar Shebenik Jabllanic, aktualisht më i madhi në vend sot feston 13 vjetorin e krijimit si i tillë. Në këtë festë të Parkut tashmë të bërë traditë merrnin pjesë Ambasadori i BE Soreca, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, deputeti Taulant Balla, kryetari i Bashkiaë Librazhd Kastriot Gurra etj drejtues lokalë.
Ambasadori Soreca theksoi se ka ndërmarrë një tur nëpër Shqipëri pasi për integrimin ne BE po aq e rëndësishme sa qeveria qendrore është dhe qeveria vendore. Pikërisht për të mbrojtur mjedisin 10 vitet e fundit BE ka investuar 210 milionë euro. Soreca mori nga qytetarët një tufë çaj mali, ndërsa tha se ai e pëlqen shumë dhe e pi çdo natë.
“Për t’u integruar në BE 70.% e punëve do të kryhen do të kryhet në nivel vendor dhe prandaj është e rëndësishme të dëgjohet zëri i komunitetit sepse në Evropë nuk do të jetë vetëm Kryeqyteti po e gjithë Shqipëria me të 61 bashkitë e saj. Nëse ka ndonjë ide për të ndryshuar kufijtë e Zonave të Mbrojtura kjo duhet bërë në konsultim të plotë me palët e interesuara. Gjatë një bisede që pata me Ministrin Klosi ai ka rënë dakord që një strategji e tillë të bëhet në pajtueshmëri të plotë me publikun”, tha Soreca.
Këtë e konfirmoi dhe ministri Klosi i cili tha: “Padyshim për kriteret me të cilat po zgjerohen Zonat e Mbrojtura i kemi kërkuar mendim dhe ekspertëve të BE-së”, deklaroi Klosi. Sipas tij Evropa ka qenë këtu gjithnjë dhe ky park është europian ka qenë dhe është pavarësisht jemi apo s’jemi ne pjesë e BE-së. Ky park është evropian aq më tepër që është në kufi mes dy shteteve Shqipërisë dhe Maqedonisë, shtoi ai. Sipas tij shtimi i sipërfaqeve të gjelbra në 4 vite është realizuar duke mbjellë 20 milion pemë. Tjetër synim është shtimi i sipërfaqeve të gjelbra.
Në hyrje të fjalës së tij, Balla falenderoi ambasadorin Soreca si edhe Bashkimin Europian për mbështetjen financiare në zhvillimin e infrastrukturës së kësaj zone. Teksa u bëri thirrje vizitorëve që të vijnë sërish në këtë zonë për të shijuar bukurinë natyrore, Balla tha se nuk do të tolerojnë asnjë ndërtim pa leje. Në fund të fjalës së tij, numri dy i PS falënderoi edhe ministrin e turizmit, Blendi Klosin për vëmendjen që i ka kushtuar këtij parku kombëtar.
“Dua ta falënderoj ambasadorin Soreca, por në mënyrë të veçantë Bashkimin Europian dhe Bankën Europiane për Ndërtim dhe Zhvillim, të cilët janë financuesit e përfundimit të rrugës nga Zgoshti deri tek Ura e Cerenecit. Është një segment rrugor prej 47 km, që lidh Librazhdin me Peshkopinë, por që i jep Fushë-Studnës, Steblevës, Borovës, Sebishtit dhe më pas gjithë zonës së Bulqizës një lidhje të re me Shqipërinë e Mesme”, tha Balla.
Banorë të zonës dhe qindra të ftuar u mblodhën për të festuar 13-vjetorin e parkut. Vallet tradicionale dhe panairi i prodhimeve ‘bio’ duket se janë mënyrat më të mira të promovimit të kësaj zone.
MBILLNI PEME O DERRA... MJAFT I MBAJTET ERE SHKURREVE.....
PërgjigjuBukurite jane prallore, RRUGA SKANDAL, lajmi do te ish i pranushem kur rruga te pakten te kish filluar se eshte turp ti besh reklam vendit me nje rruge te tille. Me sa duket keta kane udhetuar me makinar e shtetit se me mjetin personal eshte cmenduri. Une qe shkruaj e bera kete rruge sepse i frekuentoj malet dhe bujtina por mos gaboni te prishni makinat se Taulanti e ka mjetin e kuvendit.
Përgjigju