'Dy të moshuar s'kanë lënë shtëpinë', alarmi fals shtyn me 50 minuta shembjen e 12 katëshit në Durrës! Lëndohet efektivi/ VIDEO kur 'hidhet në erë' pallati

3 Tetor 2020, 10:48| Përditesimi: 3 Tetor 2020, 17:56

  • Share

DURRËS- Pas një muaji punë, forcat Xhenio kanë bërë të mundur shembjen e pallatit 12 katësh në lagjen numër 17 në Durrës, i cili kishte marrë dëme të mëdha nga tërmeti i 26 nëntorit. Procesi për shembjen e tij ishte parashikuar që të niste në orën 16:00, por ajo u shty pas informacioneve  se dy të moshuar nuk kishin lënë banesat e tyre. Pas kontrolleve të bëra rezultoi se kishte qenë një alarm i rremë. Për shembjen e tij u hapën mbi 3000 furnela dhe u angazhuan tre mjete transporti, një agregat dhe 39 specialistë të batalionit të xhenios. Deri më tani nuk raportohet për dëme të tjera në banesa.

Ky operacion është konsideruar si ndër më të vështirët nga forcat xhenio,  ku pak ditë më parë IKMT kreu disa shpërthime të kontrolluara me qëllim dobësimin e strukturës së këtij pallatit, për ta finalizuar shembjen ditën e sotme.

"Specialistët EOD të Batalionit të Xhenios në Komandën Mbështetese në bashkëpunim me Inspektoriatin Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit (IKMT) bënë të mundur shkatërrimin e pallatit 12 katësh ne lagjen nr 17 të bashkisë Durrës, të dëmtuar në nëntorin e vitit të kaluar. Ky është konsideruar një nga operacionet me të vështira deri më tani,  pasi u desh një punë voluminoze për hapjen e mbi 3000 furnelave nga ekspertet e batalionit te xhenios. Kjo punë ka filluar që në muajin korrik 2020 dhe u finalizua mbasditen e kesaj te shtune. Për realizimin e këtij operacioni u përdor një sasi e konsiderueshme lënde plasëse, tre mjete transporti, një agregat dhe  39 specialistë të batalionit të xhenios. Gjatë operacionit nuk pati probleme", njofton IKMT.

Deri tani vetëm në Durrës, janë prishur rreth 100 objekte të dëmtuara nga tërmeti.

 

VIDEO/ Dobësimi i strukturave me shpërthimin e kaluar

1601727297_godina3.jpeg

1601727308_godina4.jpeg

1601727320_godina1.jpeg

Ora 18:05
Re e madhe tymi dhe grumbuj me rrënoja...çfarë ka mbetur nga shembja e pallatit 12 katësh në Durrës

Re e madhe tymi, grumbull i madh i rrënojash...kjo është pamje që ofrohet ditën e sotme në lagjen numër 17 nga shembja e pallatit 12 katësh. Report Tv sjell pamjet, teksa mësohet se asnjë banor nuk është lejuar që të afrohet për shkak të rrezikut që paraqiste.

Ora 17:04
Shembja e pallatit 12 katësh në Durrës/ U angazhuan 39 forca të xhenios, 130 kg C4, puna nisi që në korrik

Për shembjen e pallatit në qytetin e Durrësit është dashur një punë shumë e madhe që ka nisur që në muajin korrik. Referuar njoftimit zyrtar, për shembjen e tij janë hapur 3000 furnela, tre mjete transporti, një agregat dhe  39 specialistë të batalionit të xhenios.

"Specialistët EOD të Batalionit të Xhenios në Komandën Mbështetese në bashkëpunim me Inspektoriatin Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit (IKMT) bënë të mundur shkatërrimin e pallatit 12 katësh ne lagjen nr 17 të bashkisë Durrës, të dëmtuar në nëntorin e vitit të kaluar. Ky është konsideruar një nga operacionet me të vështira deri më tani,  pasi u desh një punë voluminoze për hapjen e mbi 3000 furnelave nga ekspertet e batalionit te xhenios. Kjo punë ka filluar që në muajin korrik 2020 dhe u finalizua mbasditen e kesaj te shtune. Për realizimin e këtij operacioni u përdor një sasi e konsiderueshme lënde plasëse, tre mjete transporti, një agregat dhe  39 specialistë të batalionit të xhenios. Gjatë operacionit nuk pati probleme", njofton IKMT.

Ora 16:59
Shembja e pallatit 12 katësh në Durrës me 130 kg C4, lëndohet efektivi

1601736644_Screenshot11.jpg

Një efektiv i forcave xheniere është lënduar nga shpërthimi i fuqishëm i pallatit 12 katësh në Durrës. Ai është goditur nga një cifël si rezultati shpërthimit. Report Tv mëson se ai ndodhet në urgjencën e spitalit, ku ka pësuar në dëmtim në fytyrë në mollëzën e djathtë. Gjendja e tij paraqitet e mirë, ku pritet që t'i bëhet një qepje në repartin ambulator.

Ora 16:51
13 kg C4/ Momenti i shembjes se pallatit 12 katësh në Durrës

 Shembet pallati 12 katësh në Durrës Report Tv sjell video nga momenti i shpërthimit. 

Ora 16:46
'Dy të moshuar te pallati ngjitur refuzojnë të dalin nga banesa'? Rezulton alarm fals

Procesi për shembjen e 12 katëshit ishte parashikuar që të niste në orën 16:00, por ajo u shty pas informacioneve  se dy të moshuar nuk kishin lënë banesat e tyre. Pas kontrolleve të bëra rezultoi se kishte qenë një alarm i rremë

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vjosa: 04/10/2020 00:01

    JA SHIKOJENI O POPULLI I DURRESIT DHE I SHQIPERISE,,,SESI BEHET QYTETI ME I VJETER NE SHQIPERI KUR BIE NE DORE TE NJEREZVE ABUZUES SI DAKO E KOMPANI DHE TE POSHTER,,,SEPSE DUHET TE JESH I POSHTER QE TE DEGJENEROSH KETE QYTET NE KETE DEREXHE,,POR DHE ATA QE BLEJNE APARTAMENTE ATY NUK, JANE ME PAK,,,PA PARKING,,KEND LOJRASH PER FEMIJE,,APO LULISHTE,,,JEMI DHE NE HALE QE BLEJME PA PERCAKTUAR KUSHTE....

    Përgjigju
  • Askushi: 03/10/2020 21:51

    Shpresoj me gjithe keto shembje Durresit ti bejne nje plan rregullator urban te hajrit me parqe urbane dhe vende clodhese per te moshuarit dhe kende lojrash per femije.

    Përgjigju
  • No comments: 03/10/2020 15:35

    Ç'farë monster-urbane..,pallat horror..i tahmaqarisë e korrupsionit..fshateresk..,aty ku S'ka shtet e as drejtësi....?!..kush i paguan kostot,prapë populli që bën sehir e fle gjumë

    Përgjigju
  • vlora: 03/10/2020 12:58

    Po ckusur ka populli te ndertoje shtepite?Cili shtet e ben kete?ASNJE Vetem ne socializem te ndertonin shtepi .Ne kapitalizem qytetari ben hall vete Siguroe shtepine.Kjo eshte thjesht populizem me parat e shumices

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?