Imazhet e shkrepura nga teleskopi 'James Webb'

Bota

13.5 miliardë vjet më parë, publikohet fotoja më e ‘vjetër’ e Universit që është shkrepur ndonjëherë

12 Korrik 2022, 08:56| Përditesimi: 12 Korrik 2022, 10:31

  • Share

Është publikuar fotoja e parë e universit më të vjetër, fotografuar nga teleskopi i ri hapësinor i NASA-ës ‘James Webb’. Imazhi i kapur përmes rrezeve infra të kuqe, ka fotografuar pjesën më të largët të Universit, që mendohet të jetë krijuar mbi 13 miliardë vite më parë.

Imazhi është i tejmbushur me detaje, me mijëra galaktika, që u deshën shumë miliarda vjet për të arritur tek ne, duke përfshirë objektet më të vogla të vëzhguara ndonjëherë në infra të kuqe.

Presidenti amerikan Joe Biden ka publikuar i pari fotografitë gjatë një konference në Shtëpinë e Bardhë.

"Këto imazhe do t'i kujtojnë botës se Amerika mund të bëjë gjëra të mëdha dhe do t'i kujtojnë popullit amerikan - veçanërisht fëmijëve tanë, se nuk ka asgjë përtej kapacitetit tonë. Ne mund të shohim mundësi që askush nuk i ka parë më parë. Mund të shkojmë atje ku askush nuk ka shkuar më parë," tha Presidenti Biden.

Teleskopi Hapësinor James Webb (JWST) prej 10 miliardë dollarësh, i nisur më 25 dhjetor të vitit të kaluar, është faturuar si pasardhësi i teleskopit të famshëm hapësinor “Hubble”. Përveçse teleskopi i ri do të bëjë të gjitha llojet e vëzhgimeve të qiellit, por ka dy qëllime kryesore për të cilat është krijuar.

E para, kap imazhet e yjeve me largësi me më shumë se 13.5 miliardë vite dritë.

E dyta, të zbulohen planetët e largët për të parë nëse mund të jenë të banueshëm.

Imazhi i parë i publikuar nga teleskopi është një grumbull galaktikash në konstelacionin e Hemisferës Jugore të Volanëve, i njohur me emrin “SMACS 0723”.

Vetë grupi nuk është në fakt aq larg, vetëm rreth 4.6 miliardë vite dritë në distancë, por masa e madhe e këtij grupi ka përkulur dhe zmadhuar dritën e objekteve që janë shumë, shumë më larg. Është një efekt gravitacional; ekuivalenti astronomik i një lente zmadhimi për një teleskop.

Webb, me pasqyrë të artë 6.5 metra të gjerë dhe instrumentet infra të kuqe super të ndjeshme, ka arritur të zbulojë në këtë foto formën e shtrembëruar (harqet e kuq) të galaktikave që ekzistonin vetëm 600 milionë vjet pas Big Bengut (Universi është 13.8 miliardë vjet i vjetër).

"Drita udhëton me 186,000 milje në sekondë. Dhe ajo dritë që po shihni në një nga ato njolla të vogla ka udhëtuar për më shumë se 13 miliardë vjet," tha administratori i NASA-s, Bill Nelson.

"Dhe meqë ra fjala, ne po kthehemi më tej, sepse kjo është vetëm imazhi i parë. Ata po kthehen rreth 13 miliardë vjet e gjysmë prapa. Dhe duke qenë se ne e dimë se Universi është 13.8 miliardë vjet i vjetër, ju po shkoni pothuajse në fillim”.

Hubble shikonte qiellin për javë të tëra për të prodhuar këtë lloj rezultati. Webb identifikoi objektet e tij super të thella pas vetëm 12.5 orësh vëzhgimesh.

S.C//ReportTv.al
Komento

Komente

  • AltinTop: 12/07/2022 10:52

    Ja ku duket dhe sateliti Albania 1 dhe Albania 2.

    Përgjigju
  • Beni: 12/07/2022 10:01

    Po universin mos e ka krijuar gje amerika ? Na keni care tr*pin sikur vetem ju i keni ber te gjitha gjerat ne planet ngelet duke u mburrur legena

    Përgjigju
    • Polici: 12/07/2022 14:20

      Po beni po e fitove dhe ti nje burse edhe nje koment tjeter kunder amerikes dhe e ke gati bursen per karingrad

  • Turi: 12/07/2022 09:59

    Qe ishte 13.5 miliard vjet me pare e morem vesh por oren fiks na e thoni dot ? Futja kot thuaj me keto vitet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?