14 Maji/ Drejtuesi i ‘Qëndresa Qytetare’: Blerja e votës problemi kryesor, politika e pa interesuar ta luftojë! Drejtësia të dënojë zyrtarë, jo vetëm disa komisionerë

6 Prill 2023, 13:39| Përditesimi: 6 Prill 2023, 13:42

  • Share

Rigels Xhemollari, drejtues në ‘Qëndresa Qytetare’, organizate e cila merret me vëzhgimin e zgjedhjeve deklaron se blerja e votës dhe përdorimi i burimeve publike janë 2 prej problematikave më të mëdha të zgjedhjeve në vend. I ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, Xhemollari shprehet vetëm pjesëmarrja e minimizon efektin e këtij fenomeni.

“Forcat politike nuk janë të interesuara që kjo formë të eliminohet. Forcat politike mbajnë pran ë vetes jo intelektualë por njerëz që dinë ta marrin votën në këtë lloj forme. Nga ana tjetër kemi qytetarë që janë të varfër. Kjo duket sikur është kthyer në traditë, sepse ka njerëz që e kanë bërë një herë dhe kanë tendencën sërish të sheshin votën. Shpëtimi i vetëm nga ky fenomen është rritja e numrit të qytetarëve që votojnë të lirë. Sa më i madh të jetë ky numër aq më i vogël do të jetë ndikimi i votës së blerë apo të shitur.  Fenomeni është i përhapur në bashkitë e varfra, të largëta dhe në zonat rurale. Në këto zona ka më shumë njerëz vulnerabël”, tha ai.

I pyetur në lidhje me task forcën e ngritur nga Prokuroria e Përgjithshme, Rigels Xhemollari tha se kjo është një procedurë rutinë. Sipas tij e rëndësishme është të dënohen edhe figura të rëndësishme dhe jo të ndalet të disa komisionerë.

“Edhe në zgjedhjet e kaluara Prokurori i Përgjithshëm e ka bërë diçka të tillë. Por ajo që duhet theksuar është fakti se nga zgjedhjet e kallura të dënuar ka deri në nivelin e komisionerëve. Ccështjet në nivel drejtues nuk kanë qenë të pranishme. Kur merret një çështje duhet të hetohet deri në fund. Hetimi të zgjerohet dhe të dalin të gjithë personat që kanë përfituar, që kanë shfrytëzuar këtë infrastrukturë dhe kanë krijuar avantazh për palët në zgjedhje”, tha ai.

Drejtuesja i ‘Qëndresa Qytetare’ duke folur për një gjest të Erdoganit i cili në fushatë elektorale shpërndan para për fëmijë, tha se edhe mbajtja e iftareve në kohë fushatë në Shqipëri nuk duhet lejuar.

“Modeli i Erdoganit nuk është modeli ku ne duam të shkojmë. Nëse këtë do ta bënte Presidenti i Gjermanisë kjo do të ishte një skandal. Nga ana tjetër në Shqipëri çfarë nuk po ndodh. Po shohim liderë politikë që bëjnë ‘Podcast’, po shohim që nuk kanë asnjë lloj problemi të shtrojnë iftare në periudhe fushatë. Unë mendoj që është pak a shumë e njëjta gjë. Mendoj se kandidatët në zgjedhje nuk bëjnë asnjë transparencë se nga cilat para paguhen këto iftare. Unë mendoj se është sjellje e ngjashme me atë që ju përmendet me Presidentin e Turqisë”, tha ndër të tjera Rigels Xhemollari në Report Tv.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Italja si moter: 06/04/2023 18:11

    Nuk e kuptoj sa parti ka ne shwiperi ,cfar jane keto birba qe kerkojne te zhvasin dicka nga formimi i partive te vogla ?pse KQZ nuk i kontrollon firmat e personave qe firmosin ?turp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?