14 Maji/ Instituti Piepoli dhe Report Tv rikthejnë sondazhet parazgjedhore, nesër në ora 21:00 në ‘Repolitix’ rezultatet e para

28 Mars 2023, 16:22| Përditesimi: 28 Mars 2023, 16:26

  • Share

Me afrimin e zgjedhjeve të 14 Majit rikthehen edhe sondazhet parazgjedhore në Report Tv në bashkëpunim me institutin italian Piepoli për të pestin proces zgjedhor radhazi. Pas parashikimit të saktë të të gjitha zgjedhjeve në Shqipëri që prej vitit 2015, nesër në Report Tv në orën 21:00 do të bëhen publike të dhënat e para të një rrugëtimi të gjatë që shqiptarët të mësojnë më shpejt se të tjerët se çfarë do të ndodhë më 14 maj. Si çdo vit gjatë transmetimit të emisionit ‘Repolitix’, drejtuar nga gazetari Denis Minga. Në emision do të jetë në ftuar dhe do të komentojnë të dhënat e sondazhit edhe analistë politikë dhe politikanë.

“Po pa dyshim, një nga bashkëpunimet tona më të suksesshme për ne si Report TV ka qenë me institutin prestigjioz Italian Piepoli, për sa i përket sondazheve para zgjedhore. Edhe këtë herë nuk mund të mungonte sondazhi i Piepolit për Report Tv dhe për publikun shqiptar, sondazh që synon të të dhëna para zgjedhore për 14 maj. Do të jenë beteja të ashpra, sidomos në bashkitë më të mëdha të vendit", thotë Denis Minga.

Minga shprehet se risia është se do këtë vitit do të kemi 6 sondazhe.

 “Do të kemi dhe një bashkëpunim me emisionin 'Kontrast' me kolegun Lorenc Vangjeli. Për sa i përket sondazhit të parë, do të jetë më 29 mars, ditën e mërkurë. Do të fokusohet më tepër në një parashikim kombëtar, pasi ende nuk kemi kanditatët zyrtarisht. Të dhënat e sondazhit janë duke u përpunuar, duke u marrë nga qytetarët. Do të fokusohet në një votë kombëtare. Qëndrim ndaj mazhorancës, opozitës. Dy pjesëzave të opozitës, si PD zyrtare dhe koalicionit Berisha-Meta. Sa i përket sondazhit të parë do të ketë edhe një surprizë për të dhënat e kryeqytetit”, vijoi Minga.

Kujtojmë se për katër palë zgjedhjet rresht, Instituti prestigjioz Piepoli, në bashkëpunim me Report TV, kanë parashikuar me saktësi të jashtëzakonshme rezultat zgjedhore. Kjo u vërtetua katërcipërisht edhe në 25 prillin e vitit 2021, zgjedhjet e kaluara parlamentare. Duke nisur që në dhjetor 2020, në fakt Report TV transmetoi sondazhet e realizuara nga instituti italian i kërkimeve dhe që atëherë, kapi tendencën politike që do të konfirmohej më pas nga votat e zgjedhësve, domethënë shembjen vertikale të LSI, rritjen e PD dhe rikonfirmimin e PS për mandatin e tretë. Kjo tendencë mbeti e qëndrueshme dhe në të gjithë sondazhet që pasuan, dhe, me kalimin e javëve dhe rritjen e numrit të të intervistuarve, parashikimet u bënë gjithnjë e më të sakta dhe të detajuara.

Instituti Piepoli dhe Report TV ishin të vetmit që llogaritën në 4 sondazhet e fundit edhe numrin e mandateve për çdo qark dhe më pas në nivel kombëtar. Një parashikim që asnjë televizion tjetër në Shqipëri, nuk guxoi ta ndërmerrte. Por pikërisht falë eksperiencës së Institutit Piepoli që bashkëpunon në Shqipëri me Report TV që në zgjedhjet e vitit 2013, parashikimet u gjetën të gjitha.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?