Sondazhi i Piepolit/ PS mund me diferencë koalicionin Berisha-Meta në rang kombëtar! Këlliçi humb 11% të votave prej posterit me gishtin e mesit

3 Maj 2023, 07:11| Përditesimi: 4 Maj 2023, 07:48

  • Share

TIRANË- Nëse më 14 maj zgjedhjet do të ishin parlamentare dhe jo vendore, vota në rang vendi për PS-në, do të përllogaritej në 48-52%. Sipas sondazhit të Piepolit, i 5-ti që zhvillohet në bashkëpunim me Report Tv për 14 majin, 10 ditë para zgjedhjeve, të anketuarit zgjedhin PS-në si forcë të parë, ndërsa forca e dytë renditet koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 35-39%. Partia Demokratike renditet e 3-ta me 5-9% në rast se vendoret do të ishin të përgjithshme.

Lideri më i besueshëm për shqiptarët është Edi Rama. Referuar të dhënave të Sondazhit të Piepolit, 49% e të anketuarve shohin kryesocialistin Rama si më të besueshëm ndërsa vetëm 34% Sali Berishën. Lideri më pak i besueshëm nga katërshja që dominon politikën shqiptare është Ilir Meta, duke u votuar nga vetëm 1% e të anketuarve e duke e renditur më poshtë se kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj i cili gjithsesi nuk e kalon 6% besueshmërinë si lider.

Duke u ndalur në betejën më të ashpër në vend, atë të Tiranës, vetëm 10 ditë para zgjedhjeve sondazhi nxjerr fitues kandidatin e Partisë Socialiste Erion Veliajn, ndërsa për shkak të këtij posteri (posteri me dy gishta) pëlqyeshmëria për Belind Këlliçin bie ndjeshëm. Sipas projektsioneve të Piepolit, Veliaj shpallet fitues me 49-53% të votave, ndërsa Këlliçi 35-39 % nga 38-42% që ishte vetëm dy javë më parë. Në të njëjtat kuota, 5-9% mbështetje mbetet Roland Bejko I PD, 0-2% Lajla Përnaska, me një rritje të lehtë, 1-3% Arlind Qorri, ndërsa Marko Dajti 0-1%.

Posteri aq shumë i diskutuar i ka ulur kandidatit të dyshes Berisha-Meta, Belind Këlliçit mbështetjen në zgjedhje me 11% e qytetarëve të cilët të pyetur nga Insituti Piepoli, thonë që do ta votonin, por për shkak të posterit nuk do t’i besojnë votën e tyre.

40% e të pyeturve thonë se janë skandalizuar, ndërsa vetëm 16% e mbështesin këtë poster elektoral.

Duke u ndalur te fushata në të gjithë vendin, 55% thonë se është korrekte, 27% e mërzitshme, me shumë polemikë 7% ndërsa pa ndikim për 8% të të anketuarve. Këtë të fundit 80% e qytetarëve e kanë ndjekur nga ekranet e televizioneve ndërsa shumë më pak nga rrjetet sociale apo drejtpërdrejtë nga mitingjet.

Shumica e qytetarëve besojnë se në këto zgjedhje nuk do të ketë manipulime. 54% e të anketuarve thonë se do të jenë korrekte, 23% thonë se do ketë manipulime të mëdha, ndërsa 22% thonë se do të ketë manipulime të vogla.

Sipas sondazhit të Piepolit, vetëm 10 ditë para zgjedhjeve, shumica dërrmuese e qytetarëve tashmë e kanë zgjedhur se për kë parti apo kandidat do ta hedhin votën e tyre në kutinë e votimit më 14 maj.

Rezultatet e sondazhit të publikuar më 29 mars në Report Tv: SONDAZHI 1 
Rezultatet e sondazhit  të publikuar më 12 prill në Report Tv: SONDAZHI 2
Rezultatet e sondazhit  të publikuar më 19 prill në Report Tv: SONDAZHI 3
Rezultatet e sondazhit të publikuar më 26 prill në Report Tv: SONDAZHI 4

Ora 23:20
Sondazhi i Piepoli, Veliaj rritet dhe Këlliçi bie me 3%, thellohet deri në 10% distanca! Kandidati i PS shkon deri në 53%

1683148830_t4.png

Erion Veliaj ka thelluar edhe një herë tjetër avantazhin me rivalin e tij kryesor për garën për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi. Kandidati socialist, njëherazi kryetar aktual, është rritur me 1% në mbështetjen e tij ndërkohë që Këlliçi ka rënë me 3% krahasuar me sondazhin e Piepolit më 19 prill, pra 2 javë më parë.  Sipas rezultateve të përfituara nga sondazhi i institutit italian Piepoli në bashkëpunim me Report Tv, 49-53% e qytetarëve në Tiranë do të votonin për Erion Veliajn si kryetar bashkie për t’i besuar një mandat të tretë.  I dyti në sondazh renditet kandidatit i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Belind Këlliçi për të cilin do të votonin 39-43% e qytetarëve të anketuar në Tiranë, nga 38-42% që ishin 2 javë më parë. Ndërsa për kandidatin e Partisë Demokratike, Roland Bejko do të votonin 5-9% e qytetarëve të anketuar, i njëjti rezultat. Sa i përket kandidatëve të tjerë Arlind Qorri Lajla Përnaska mund të shkojnë deri në 2% ndërkohë që Marko Dajti nuk i kalon 1% të votave.

Ora 23:19
PS ruan shumicën absolute në Tiranë, Berisha-Meta bien me 2% krahasuar me 2 javë më parë! PD s’i kalon 11%

1683148795_t3.png

Partia Socialiste ruan bindshëm shumicën në Tiranë. Ashtu si edhe në 2 sondazhe më parë të publikuar në Report Tv PS ruan shumicën absolute në kryeqytet, me 48 deri në 52% të votave, e njëjta përqindje si në sondazhin e 2 javëve më parë, ai i 19 prillit. Ndërkohë që vetëm 33 deri në 37% të pyeturve nga Instituti Piepoli janë përgjigjur se do të votonin koalicionin Berisha-Meta në zgjedhjet e 14 Majit, me një rënie me 2% krahasuar më matjen e 19 prillit 2023.  Partia Demokratike e Enkelejd Alibeajt qëndron në të njëjtat kuota, 7-11% e të pyeturve janë përgjigjur se do të votonin PD-në. Partitë e tjerë marrin përqindje të pakonsiderueshme, me PDIU dhe LZHK me një rritje të lehtë. 

Ora 23:10
Gishti i mesit në publik, kandidati i Berishës humb 11% të votave të tij! 40% e tiranasve: Më ka skandalizuar! Vetëm 16% thonë se ka bërë mirë

1683148264_t2.png

Belind Këlliçi ka humbur 11% të elektoratit të tij vetëm për shkak të gjestit të shëmtuar të posterit me nxjerrjen e gishtit të mesit. Më shumë se 1 nga 10 të pyetur nga Instituti Prestigjioz Piepoli kanë thënë se kishin vendosur ta votonin kandidatin e ‘Bashkë Fitojmë’ më 14 maj por gjesti i tij i ka bërë të ndërrojnë mendjen. 40% thonë se ky poster i Këlliçi i ka skandalizuar, ndërkohë që 28% thonë se nuk u ka ngjallur asnjë reagim. Vetëm 16% kanë thënë se ka bërë mirë.

Ora 22:54
Sondazhi Piepoli, gati gjysma e qytetarëve të Tiranës: Veliaj ka fushatën më bindëse, 37% mendojnë Këlliçi

1683147317_t1.png

Gati gjysma e qytetarëve të Tiranës mendojnë se Erion Veliaj ka që qenë më bindës me mënyrën se si po e bën fushatën elektorale, e cila tashmë është në ditën e 20-të të saj. Të pyetur nga Instituti Piepoli për sondazhin në bashkëpunim me Report Tv 49% e të anketuarve kanë thënë se Veliaj ka bërë fushatë më të mirë. 37% kanë thënë se kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’, Belind Këlliçi ka qenë më bindës këto 3 javë, ndërsa për Bejkon vetëm 4%. Ndërkohë që shifër interesante është se 5% e të pyeturve kanë thënë që asnjëri nuk i ka bindur deri më tani.

Ora 22:32
Nëse sot do të ishin zgjedhjet parlamentare PS do të fitonte një mandat të katërt, me rreth 50% të votave! Berisha-Meta deri në 35%

1683145964_sh10.png

Nëse sot do të mbaheshin zgjedhje parlamentare në Shqipëri Partia Socialiste dhe Edi Rama do të fitonin një mandat të katërt. Ky është rezultati i sondazhit të zhvilluar nga Instituti Piepoli në rang kombëtar dhe 48 deri në 52% e shqiptarëve do të votëbesonin sërish Partinë Socialiste. Vihet re një rritje me 2% krahasuar me sondazhin e datës 28 mars.  Me rënie drastike paraqitet Partia Demokratike! Nga 11-15% që ishte në matjen e 28 marsit PD nuk i kalon 5-9% nëse zgjedhjet do të bëheshin sot.  Ndërkohë koalicioni Bashkë Fitojmë, i Berishës dhe Metës, renditet i dyti. 35-39% e qytetarëve të anketuar do të votonin këtë koalicion nëse sot do të bëheshin zgjedhje parlamentare.  Krahasuar me sondazhin e bërë para 4 javësh Berisha dhe Meta rriten më 4%. 0-2% do të votonin PSD-në dhe Nismën Thurje.

Ora 22:22
54% e shqiptarëve mendojnë se zgjedhjet do të jenë korrekte, 23% presin manipulime të mëdha! 22% thonë se manipulimet do të jenë të vogla

1683145369_sh9.png

Më shumë se gjysma e shqiptare, 54% e tyre, mendojnë se zgjedhjet e 14 majit do të jenë korrekte dhe nuk do të ketë manipulime. Pjesë tjetër mendon se manipulime do të ketë por vetëm 23% presin manipulime të mëdha! Ndërkohë që 22% e shqiptarëve thonë se manipulimet do të jenë të vogla.

 

Ora 22:06
80% e shqiptarëve e kanë ndjekur fushatë në televizion, 11% në rrjetet sociale! Në mitingje vetëm 4%

1683144435_sh8.png

Edhe pse politikanët thonë se në kohët e teknologjisë së zhvilluar mënyra e komunikimit me votuesin ka ndryshuar, duhet thënë se shqiptarëve vijojnë të jenë tradicional në marrjen e mesazhit politik. 80% e të pyetur për sondazhin e Institutit Piepoli në bashkëpunim me Report Tv kanë thënë se fushatën elektorale e kanë ndjekur në televizion dhe vetëm 11% kanë thënë në rrjetet sociale. Ndërkohë që përqindje shumë e ulët është edhe e atyre që thonë se e kanë ndjekur në mitingje apo takime, me vetëm 4%.

Ora 22:05
Shqiptarët të kënaqur me punën e KQZ, 73% e të pyeturve: Institucioni po sillet në mënyrë të pavarur

1683144341_sh6.png

Përtej kritikave që kanë ardhur nga opozita për Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, qytetarët janë të kënaqur me punën e këtij institucioni. Të pyetur në sondazhin e Piepolit në Report Tv, 73% e qytetarëve e kanë cilësuar punën e KQZ si të pavarur, e ndërsa vetëm 24% e kanë cilësuar si “jo e pavarur”.

Ora 22:05
Sondazhi i Institutit Piepoli, 50% e të anketuarve mendojnë se PS po bën fushatë më bindëse

1683144383_sh7.png

Partia Socialiste po bën një fushatë më bindëse sipas shqiptarëve. 50% e të pyeturve nga sondazhi i Institutit italian Piepoli në bashkëpunim me Report Tv, janë shprehur se PD po bën një fushatë elektorale më bindëse, për t’u ndjekur nga Koalicioni Bashkë Fitojmë, i dyshes Berisha-Meta me 35%.  Në vendin e tretë është Partia Demokratike, të cilën e kanë votuar 5% të të ftuarve. Ndërkohë që 7% mendojnë se asnjëra prej forcave nuk ka bërë fushatë bindëse.

Ora 21:51
Sondazhi i Piepoli/ 53% e të anketuarve: Koalicioni Berisha-Meta opozitë më e fortë përballë Ramës! 39% mendojnë PD

1683143552_sh5.png

Shumica e shqiptarëve e shohin si opozitë të vërtetë përballë qeverisë koalicionin “Bashkë Fitojmë”, të Sali Berishës dhe Ilir Metës. 53% kanë deklaruar se për ta, opozita është Berisha-Meta, e ndërsa me një diferencë jo shumë të madhe qëndron pas Partia Demokratike e Enkelejd Alibeajt. E përkthyer në gjuhën e shifrave, 39% e shqiptarëve mendojnë se PD vijon të jetë opozita e vërtetë edhe në këto zgjedhje.

Ora 21:26
Rama politikani më i besueshëm në këtë fushatë elektorale me 49%, ndiqet nga Berisha! Meta s’merr më shumë se 1%, ia kalon Alibeaj

1683141989_sh4.png

Garën se kush është politikani me i besuar në këto zgjedhje, e fiton Edi Rama me 49% të qytetarëve që e kanë votuar atë në sondazhin e bërë nga Piepoli. Në vendin e dytë qëndron Sali Berisha me 34%. Ia vlen për t’u theksuar se politikani më pak i besueshëm nga shqiptarët edhe për këtë proces zgjedhor është Ilir Meta, me vetëm 1%. Atij ia ka kaluar edhe Enkelejd Alibeaj, të cilin e kanë votuar 6% e qytetarëve të pyetur në sondazh.

Ora 21:10
9% e shqiptarëve ndryshuan mendje gjatë fushatës, shumica dërrmuesi nuk janë më të pavendosur! 28% ndërruan drejtim

1683141070_sh3.png

Kur kanë mbetur 10 ditë nga zgjedhjet vendore të 2023, qytetarët e kanë “ndarë mendjen” se kë do të votojnë, edhe pse vetëm 9% e shqiptarëve janë ndikuar nga fushata elektorale, ndërsa mbi 90% e tyre e kishin vendosur më parë. Instituti Piepoli ka pyetur atë 9 përqindësh se në ç‘drejtim kanë ndërruar mëndje dhe shumica e tyre kanë thënë se tashmë janë bindur se kë do të votojnë. Interesante është fakti se 28% e tyre kanë treguar se kanë ndryshuar mendim, pra nuk do ta votojnë më atë që kishin menduar para fushatës. E ndërsa 2% e kanë vendosur që nuk do të votojnë.

Ora 21:08
Sondazhi i Piepoli/ 55% e shqiptarëve e cilësojnë fushatën deri tani shumë korrekte! 27% të mërzitshme

1683140926_sh1.png

Kur kanë mbetur edhe më pak se 10 ditë nga e shtuna e heshtjes zgjedhore për 14 Majin, qytetarët duket se janë të kënaqur nga fushata zgjedhore që kanë bërë deri më tani partitë politike. Referuar të dhënave të nxjerra nga sondazhi i Institutit Italian Piepoli në bashkëpunim me Report Tv, 55% e qytetarëve e kanë cilësuar fushatën zgjedhore si “shumë korrekte”. E ndërsa një pjesë jo e vogël, por 27% e kanë konsideruar si “të mërzitshme”. Interesante është fakti se ka edhe nga ata, më konkretisht 8% e cilësojnë “pa ndikim”.

Ora 21:08
Fushata pa sukses, 90% e qytetarëve: S’ka ndikuar që të ndryshojmë mendje! 9% ka ndryshuar qëndrim këto 19 ditë

1683140967_sh2.png

90% e shqiptare e kishin të ndarë mendjen se për kë do të votonin pa nisur fushata elektorale dhe shpalosja e ideve të kandidatëve të partive nuk ka ndikuar aspak për të ndërruar mendje. Të pyetur në sondazhin e bërë nga instituti Italian ‘Piepoli’ në bashkëpunim me Report Tv, 90% e qytetarëve kanë deklaruar se fushata elektorale deri më tani nuk u ka ndryshuar aspak mendjen. Vetëm 4% mund t’u ketë ndikuar dhe atyre “pjesërisht”. Ndikim ka pasur te një target grup i vogël, prej 5%.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • sapa: 04/05/2023 17:00

    Si tju blesh emigranteve biletat itali shqiperi dhe me kthim patjeter do votojne PS.

    Përgjigju
  • Kistra: 04/05/2023 11:09

    Sipas sondazhit Veliaj merr 49-53%, ndersa Kelliqi 35-39%, pra diferenca eshte 14% dhe jo 10%. Prandaj mos ja fusni kot.

    Përgjigju
  • e drejta: 04/05/2023 09:19

    POSHTE B A N D I T E T berisha /metaj

    Përgjigju
  • Tani: 04/05/2023 07:24

    Popull dele e meriton grabitjen !!! Detet me gomone keni per te marre gjithe jeten o popull pa tru !!! Bravo Rame nga lyps ne Paris ne miliarderin me te madh te Europes !!!

    Përgjigju
  • Endri: 03/05/2023 21:59

    34% per nje kerme si SB eshte turp

    Përgjigju
    • e drejta: 04/05/2023 09:19

      FIKS FARE..MEGJITHATE LLOGARITE BEHEN ME 15 MAJ

  • e drejta: 03/05/2023 09:17

    VETEM PERPARA...KURRE ME MBRAPA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?