Foto ilustruese

14 mijë euro gjoba për partitë që nuk respektojnë masat anti-Covid

25 Janar 2021, 13:32| Përditesimi: 25 Janar 2021, 13:35

  • Share

Ende nuk ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 14 Shkurit në Kosovë, por partitë kryesore në vend kanë marrë tashmë gjoba për mosrespektim të masave kufizuese. Inspektorati i Komunës së Prishtinës, nga 11 janari  ka vendosur rreth 14 mijë euro gjoba ndaj subjekteve politike.

Drejtori i Inspektoratit të Prishtinës, Adonis Tahiri, kishte paralajmëruar partitë politike se nëse nuk i respektojnë masat anti-Covid, do të gjobitën në shumën prej 2 mijë eurove, ashtu siç është e paraparë në Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë.

Më 11 janar,  u njoftua se e para parti që kishte marrë gjobë ishte Lidhja Demokratike e Kosovës. Pas gjobës së LDK, ai bëri thirrje për respektim të masave, por sërish nuk u dëgjua.

“Iu bëjmë thirrjeve subjekteve politike që të respektojnë ligjet dhe vendimet që vet i kanë votuar. Në të kundërtën, gjobat iu shkojnë në zyrat qendrore të partive, për secilin tubim në Prishtinë”, deklaroi Tahiri.

Më 19 janar, Inspektorati i Prishtinës vuri gjobë edhe ndaj dy subjekteve politike. Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën me nga 2 mijë euro. Më 20 janar, Inspektorati gjobiti sërish  LDK’në për mosrespektim të masave anti-Covid. As Partia Demokratike e Kosovës nuk i shpëtoi gjobës për mosrespektim të masave, ku ditën e sotme ajo mori gjobën e parë. E ndërkohë që edhe Lëvizja Vetëvendosje, për një tubim që ka mbajtur në Prishtinë.

Situata e vështirë pandemike në vend, kërkon shmangien e tubimeve, por një gjë e tillë duket e vështirë për t’u respektuar nga forcat politike, të cilat si për ironi një nga pikat kryesore të planit të tyre kanë luftën kundër pandemisë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?