Besojeni apo jo, Neymar, vetëm nga simulimet, ka qëndruar plot 14 minuta në tokë duke u ankuar nga dëmtimet apo duke marrë ndihmën mjekësore.
Një statistikë e pabesueshme, por që mund të justifikohet pjesërisht me faktin se sulmuesi ka fituar 23 faulle në 4 ndeshje të Kupës së Botës, më shumë se çdo lojtar tjetër.
5 minuta e 29 sekonda qëndroi i shtrirë në fushë kundër Meksikës, 1 minutë e 56 sekonda kundër Serbisë, 3 minuta e 40 sekonda kundër Zvicrës dhe 2 minuta e 42 sekonda kundër Kosta Rikës.
Fakti i çuditshëm është se në të gjitha rastet, arbitri nuk e ka shtuar minutazhin në kohën shtesë për kohën e humbur nga lojtari i Seleçaos.
Komento