14 segmente rrugore me kamera, eksperti në Report Tv: Do ulen aksidentet! Kodi i ri rrugor? Duhej të ishte vënë fillimisht në provë

29 Mars 2023, 13:29| Përditesimi: 29 Mars 2023, 13:42

  • Share

TIRANË- 14 segmente rrugore do të jenë të monitoruara nga kamerat e sigurisë si formë e re të monitorimit kundër shkeljeve të qarkullimit. Për ekspertin rrugor, Fadil Likaj ky ‘fortifikim’ digjital, jo vetëm që është dobi, por madje e sheh si metodë efikase për të ulur rendimentin në rritje të aksidenteve rrugore. I ftuar në Sot Live në Shqipëri me gazetarin e Report Tv, Nertil Agalliu ai tha se kamerat nuk do të shërbejnë për matjen e shpejtësisë tej normave të lejuara por të monitorojnë çdo shkelje të qarkullimit rrugor.

“Aksidentet nuk ndodhin për shkak të shpejtësisë. Shqiptarët tentojnë në çdo mënyrë që mos ndëshkohen dhe ndonjëherë ja dalin, pastaj u pa si zgjidhje digjitalizimi. Po të shikojmë këto kamera s’do bëjnë vetëm matjen e shpejtësisë por edhe te drejtimet. Pra kamerat bëjnë të mundur të shohin çdo shkelje të qarkullimit rrugor. Nëse nuk ndëshkohesh në Shqipëri nuk zë mend, ndaj ka survejim të tillë. Do ulin aksidentet.”- tha Likaj.

Sipas Likajt kamerat e sigurisë ndihmojnë në shumë elementë, por tek më kryesorët mund të rendisim eliminimin e korrupsionit dhe vrojtimit aty ku policia aty ku nuk munden fizikisht.

I pyetur për ndryshimet e Kodit Rrugor, Likaj u shpreh se pavarësisht optimizmit personal për ndryshim, ky element do vrojtuar dhe kërkon një provë 6-mujore para se të vihet në praktikë.

“Mund të lihej si mënyrë prove pastaj të shihej. Jam pro ndryshimeve, por duhen vënë në praktikë, duhen ndjekur vazhdimisht.”- tha ai.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?