Kryetari i demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha

Politikë

14 vite nga liberalizimi i vizave me BE, Basha: Misioni i radhës është heqja e vizave me aleatin strategjik SHBA-të

15 Dhjetor 2024, 14:15| Përditesimi: 15 Dhjetor 2024, 14:25

  • Share

Kryetari i demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, kujtoi 14 vjetorin e liberalizimit të vizave dhe realizimin e ëndrrës së shqiptarëve për lëvizjen pa viza në BE.

 Me anë të një postimi në Facebook, ditën e sotme Basha shkruan se misioni i radhës është heqja e vizave me aleatin strategjik SHBA-të.

Ai thekson se kjo mund të realizohet duke luftuar korrupsionin dhe krimin dhe me një qeveri që krijon mirëqenie për shqiptarët dhe jo për një grusht politikanësh.

'14 vjet më parë, mundi, sakrifica dhe dëshira e shqiptarëve u bë realitet falë një pune me përkushtim dhe dashuri për vendin tonë. Shqiptarët nisën të lëvizin pa viza, të bashkohen me familjarët e tyre dhe të trajtohen si qytetarë me dinjitet në gjithë Europën. Sot, një tjetër mision është përpara nesh: liberalizimi i vizave me SHBA-në, aleatin dhe partnerin tonë strategjik. Ashtu siç bëmë realitet lëvizjen e lirë në BE, ne mund t’ia dalim të bëjmë realitet heqjen e vizave me SHBA-në.

Ky është angazhimi dhe përkushtimi ynë, që mund ta realizojmë si një vend që lufton korrupsionin dhe nuk bashkëjeton me të, që lufton krimin dhe nuk bashkëqeveris me të, që krijon mirëqenie për shqiptarët dhe jo për një grusht politikanësh, dhe që interesave të qytetarëve nuk u mbivendos interesat personale', shkruan Basha. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 16/12/2024 03:20

    Lulke,je ne vete apo jo?!Amerika te heqe vizat!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?