Arrestimi i 14 zyrtarë të policisë së Shkodrës, prangosja e ish-shefit të rendit Saimir Rustemi nxit reagimin e gazetarëve: Lufta e tij kundër kanabisit, model

22 Korrik 2022, 11:38| Përditesimi: 22 Korrik 2022, 12:33

  • Share

14 punonjës të policisë dhe ish-zyrtarë, përfshirë ish-shefin e Rendit, Saimir Rustemi dhe punonjës të administratës së Policisë së Shkodrës, u arrestuan pasi akuzohen se kanë favorizuar subjekte të ndryshme në periudha të caktuara për të përfituar fiktivisht tendera me vlera të vogla në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës. Sipas hetimeve të Prokurorisë veprimet e dyshuara janë kryer gjatë periudhës 2020-2021dhe punonjësit e Auditimit, siç thotë organi i akuzës, dyshohet se në mënyrë të qëllimshme nuk kanë pasqyruar shkeljet e kryera me procedurat e prokurimit.

Kryekomisar Saimir Rustemi ndaj të cilit Gjykata ka vendosur arrest me burg, një muaj më parë është transferuar në sallën operativë të Policisë së Dibrës, dhe akuza e ngritur ndaj tij është e shpërdorimit të detyrës.  Arrestimi i tij ka ngjallur revoltën e gazetarëve të kronikës, si në Shkodër dhe Tiranë që kanë bashkëpunuar ndër vite me kryekomisarin dhe e vlerësojnë ndër efektivët më të trajnuar që është përballur me shumë grupe kriminale të rrezikshme. Sipas burimeve, Saimir Rustemi është vënë në akuzë për një tender të rikonstruksionit të komisariatit të Policisë së Shkodrës, në vlerën 2 milionë lekë. 

Gazetarët thonë se nëse ka pasur një abuzim në tender përgjegjësia bie mbi drejtuesit e mëdhenj, pasi kryekomisariari Rustemi sipas tyre vetëm ka hedhur një firmë. Gazetari Senad Nikshiqi shkon më tej kur ngre dyshime se edhe transferimi në Dibër i shefit të rendit të Shkodrës, lidhet me zbulimin e 500 mijë rrënjë kanabisi asgjësuar në malin Oblikë, që sipas tij policia i zvogëloi në 500 rrënjë dhe fshehu trafikantët.

Në dosjen e hetimeve, Prokuroria flet edhe për vjedhje nga pagat e punonjësve të policisë. Sipas hetuesve, financierja e Drejtorisë së Shkodrës, Veronika Xhanaj, akuzohet se ka përvetësuar shuma të ndryshme parash nga pagat e policëve, në periudha të caktuara dhe i ka shpërndarë me punonjës të tjerë të policisë.

Gjykata e Shkodrës vendosi arrest me burg për 9 prej të arrestuarve, ndërsa 5 ndodhen në ‘arrest shtëpie’, për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim.

Disa prej të arrestuarve: 

  1. Luida Ujka
  2. Saimir Rustemi- ish-shef i rendit Shkodër
  3. Mustaf Ishmaku
  4. Arsenida Hadri
  5. Veronika Gjanaj- specialiste financiare
  6. Xhavid Isufi- specialist rendi
  7. Rudina Keçi- specialiste finance

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vsbdj: 22/07/2022 19:03

    Ja nje shembull i paster i zbatimit ligjor me standarde te dyfishta. S’ka qenie ne bote qe shperdoron detyren ne menyre me flagrante sa edvin rama dhe i gjithe aparati shteteror (pozite dhe opozite se bashku). Vetem te vegjlit, te pafuqishmit, te varferit dhe te dobetit para pushtetit korruptues te PS-se perballen me ligjet idiote te qeverise Rama dhe sistemin e drejtesise se kalbur. Qysh kur perfundoka ne “arrest me burg” kryekomisari per cfare thote artikulli shuma te vogla? Po keto shumat e “vogla” te edvin bq-rit dhe gjithe politikaneve te tjete qe fshihen pas imunitetit dhe pushtetit te pakufizuar dhe bemave te pandeshkueshme, kur do perballen me arrestet e tyre me burg? A nuk mendoni qe ka diskriminim ne proceset ligjzbatuese te qeverise Rama?

    Përgjigju
  • Shoshi: 22/07/2022 16:25

    Mana kys'ka ba asnji pune pervec muushjes te serbratorit te Tojotes qe iku ne Tirane me naft te shtetit qe e e villte Luida , sa per pune nuk i ka than kush puna mar...po me marr lekt e klubeve në kohe te pandemics mire e ka rregullua vedin,

    Përgjigju
  • Ben: 22/07/2022 13:49

    Prandaj po largohen cdo dite nga rradhet e policise.Shume e turpshme!Saimir Rrustemi e njoh me cilesi te vecanta edhe e githa kjo ka ndodhur per ngjarjen ne Malesi te Madhe.AMP nje funderrin totale,vazhdoni se e keni mire.Te fala Tomes

    Përgjigju
    • Paloka: 01/08/2022 17:49

      E njef kyt debilin qe nxjerrte armen neper shkoder per pandemi kot tu ba si njish hajde toc hajde

  • Pa emer: 22/07/2022 13:41

    Prandaj

    Përgjigju
  • Maks: 22/07/2022 13:14

    Ky shefi rendit paska shkel ne kallo dikujt qe komandon malsin e madhe prandaj e kan zhvesh dhe futur ne burg

    Përgjigju
    • Cahs: 22/07/2022 18:57

      E ka TD.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?