Bota

140 gjeoglifë antikë të gdhendur në rërat e Perusë, figura të vizitorëve nga Kozmosi (FOTO)

21 Nëntor 2019, 13:34| Përditesimi: 21 Nëntor 2019, 16:10

  • Share

Studiues nga Universiteti Yamagata, në Japoni, zbuluan gjeoglifë që ishin gdhendur në një rrafshinë bregdetare të Perusë.

Shkencëtarët thanë dhe gjetjet janë një zbulim i madh dhe ata shpresojnë se mund të mxjerrin të dhëna për ‘vizitorë’ të mundshëm nga Kozmosi dhe mënyrën e jetesës mijëra vjet më parë.

Zona ku u gjetën gjeoglifët u shpall sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 1994. Deri më sot në këtë zonë ishin gjetur vetëm 30 gjeoglifë.

Të drejtuar nga profesori Masato Sakai, ekipi i shkencëtarëve, për të zbuluar gjeoglifët skaner 3D me rezolucion të lartë.

Gjetjet mendohet se datojnë nga të paktën 300 vite para Krishtit.

Veç studimit, ekipi i shkencëtarëve tani po punon me “IBM Japan” për mundësinë e ruajtjes së gjeoglifeve për gjeneratat e ardhshme.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?