140 herë në skenë, “Boeing Boeing” këtë fundjavë tek Arte, artistët apel qeverisë: Të hapen teatrot (VIDEO)

16 Tetor 2020, 16:23| Përditesimi: 16 Tetor 2020, 16:31

  • Share

Komedia franceze e viteve ’60 “Boeing-boeing” me regji të Kiço Londos rikthehet këtë fundjavë në skenën e Teatrit Veror të Universitetit të Arteve.

Shfaqja ka në qendër aventurat e beqarit Bernard me tri stjuardesa bukuroshe, një franceze, një gjermane dhe një amerikane. Secila prej tyre mendon se është e fejuara e Bernardit, por avarësishtë ngjarjeve komike një ditë gratë mbërrijnë në apartament në të njëjtën ditë. Bernardi kërkon ndihmën e shokut të tij, për të fshehur të vërtetën. Aktorët Gentian Zeneli dhe Alesia Xhemali rrëfejnë se si rolet që ata interpretojnë për më shumë se 140 herë kanë ndryshuar në çdo rivënie

“Shfaqja lëviz gjatë gjithë kohës. Është si uji, që ka përherë të papritura edhe surpriza. Jemi një grup aktorësh që duam njëri-tjetrin, prandaj shfaqjen 143 po e shijoj si ditën  e parë. Në çdo rreth kam përjetuar emocione, por Tirana i ka tejkaluar pritshmëritë”, shprehet Gentian Zeneli.

“Është një nga shfaqjet që kam më përzemër. Në çdo shfaqje personazhi piqet, edhe eksperiencat që fiton ia shton rolit”, thotë aktorja Alesia Xhemali.

Teksa moti me reshje ka shoqëruar gjithë muajin tetor, artistët bëjnë apel qeverisë, që sikundër po ndodh kudo në botë, të rishikojnë edhe një herë kërkesën për hapje të teatrove

“Po e rikthejmë në kushtet më të vështira që mund të vihet një shfaqje, sepse koha nuk është në favorin tonë. Tetori ka qenë një muaj me reshje. Por jam i lumtur për biletat që janë blerë, kjo tregon se publiku e do teatrin. Prandaj, duhet që të hapen teatrot, të gjendet një formë për këtë. Respektoj vendimet e qeverisë për masat që ka marrë për të mbrojt popullatën, por do doja që ta shihnin edhe një herë këtë kërkesë, pasi shumë artistë janë pa pagesë. Nuk po flas për veten time, por ndiej keqardhje që kolegët e mi, nuk firmosin askund”, shprehet Zenelaj.

“Njerëzit kanë nevojë që të qeshin, sepse kanë shumë shqetësime për shkak të situatës që jemi duke kaluar. Ka spektatorë që vijnë për të 12-n herë për ta parë më tha biletashitësja. Ne këtë po e rikthejmë përsëri në këto kushte, vetëm për publikun, pavarësisht kushteve”.

Shfaqja “Boeing-Boeing” e autorit francez Marc Camolett nën interpretimin e aktorëve Amos Muj Zaharia, Rudina Dembacaj, Gentian Zenelaj, Alessia Xhemalaj, Adriana Tolka dhe Linda Jarani ngjitet në skenën e teatrit veror tek artet këtë fundjavë, datë 17 dhe 18, ora 18.30.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?