Në 142-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Bashkia Tiranë publikon nismën “EJA N’SHPINË TËNDE” së bashku me disa bashki dhe komuna shqiptare në rajon nën logon e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon.
Në këtë aktivitet të pranishëm do të jenë edhe mjaft artistë të njohur, si Kledi Kadiu, të pranishëm do jenë dhe Emina Çunmulaj, Sabri Fejzullahu e grupi legjendar "Elita 5".
Pjesë e kësaj nisme është dhe Tirana Film Commission ku për herë të parë do të promovohet qyteti duke e kthyer në një sheshxhirim për produksionet e huaja kinematografike.