Spitali Infektiv

1480 raste të reja me COVID-19 dhe një humbje jete në 24 orët e fundit

20 Korrik 2022, 17:30| Përditesimi: 20 Korrik 2022, 17:39

  • Share

Fatkeqësisht ka pasur një humbje jete, një 74-vjeçare nga Tirana, e cilanuk arriti të fitonte betejën me COVID-19.

Nisur nga  rritja e numrit të personave të prekur, Ministria e Shëndetësisë  vazhdon apelin për të mos neglizhuar vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3014 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1480 qytetarë, në këto bashki:

603 në Tiranë, 106 në Durrës, 68 në Shkodër, 58 në Vlorë, 54 në Fier, 49 në Elbasan, nga 39 qytetarë në Kamëz, Berat, 33 në Sarandë, 30 në Korçë, 28 ne Lezhë, 27 në Krujë, 26 në Lushnje, 20 në Divjakë, 19 në Gramsh, nga 18 qytetarë në Himarë, Tepelenë, Dimar, 16 në Vorë, nga 15 qytetarë në Kurbin, Kavajë, 14 në Mallakastër, nga 13 qytetarë në Roskovec, Gjirokastër, Dimal, nga 12 qytetarë në Patos, Maliq, 11 në Skrapar, 9 në Dibër, nga 8 qytetarë në Mat, Peqin, nga 7 qytetarë në Kukës, Selenicë, nga 5 qytetarë në Fushë Arrëz, Mirditë, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Shijak, Pogradec, Poliçan, nga 3 qytetarë në Tropojë, Bulqizë, Delvinë, Kolonjë, Librazhd, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Pukë, Has, Konispol, Përmet, nga 1 qytetar në Finiq, Libohovë, Cerrik. 

Janë 9,519 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 29 pacientë, po ashtu, janë shëruar 1106 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 287,018 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Korrik 2022)

Raste të reja ditore         1480

Të shëruar në 24 orë      1106

Të shtruar në spitale          29

Humbje jete në 24 orë         1

Testime ditore                  3014

Testime totale               1,892,165

Raste pozitive                  300,058

Raste të shëruara              287,018

Raste Aktive                        9,519

Humbje jete                         3,521

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                                 5,530

Durrës                                  746

Fier                                       715

Vlorë                                    494

Shkodër                              427

Berat                                    381

Elbasan                               252

Lezhë                                   252

Gjirokastër                           230

Korçë                                   203

Dibër                                    117

Kukës                                   72

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?