Të fshehura për vite me radhë për sytë e publikut , 15 antikuarë që ruhen në Arkivën Qëndrorë të Shtetit janë shfaqur këtë herë në ekspozitën” Thesare nga Biblioteka e Arkivit” në Kalanë e Tiranës. Bëhet fjalë për vepra të shenjta, fjalorë disa gjuhësh dhe vepra artistike që datojnë nga viti 1860 deri në fund të shek XIX
Për Ministren e Kulturës Elva Margariti ekspozita të tilla, janë një vlerë e shtuar dhe një mundësi e mirë për të qenë më afër studiueve, nxënësve dhe të gjithë të interesuarve.
“Zbulova me kënaqësi se edhe në Arkivin e Shtetit po njësoj gjatë vitit të pandemisë është bërë një punë e palodhshme e cila ka nxjerrë në pah akoma dhe më tepër pasurinë dhe të gjithë thesaret e bibliotekës, një bibliotekë e fjetur për 30 vite”, tha Margariti.
Drejtor i Arkivave, Ardit Bido i konsideroi këto antikuarë një pasuri të rrallë të kombit tonë.
"Këto antikuarë janë një pasuri e rrallë e kombit tonë e cila ka qenë e fshehur nga sytë e publikut për vite të tëra. Prej një viti, kushdo që dëshiron të shikojë libra të rrallë si këto që nuk i gjen dot as në Bibliotekën Kombëtare e ka të mundur të vijë në bibliotekën e arkivit dhe t’i studiojë ato", tha ai.
Ekspozita “Thesare nga Biblioteka e Arkivit” do të qëndrojë e hapur në datat 15 dhe 16 qershor në Kalanë e Kryeqytetit për vizitorët e interesuar mbi historikun e këtyre veprave.